Gerard Butler është një nga aktorët më të njohur në Hollywood kur bëhet fjalë për filmat aksion. Por, në filmin e tij të fundit, “Plane”, aktori pësoi një incident spektakolar, që e ka rrëfyer në programin “Late Night with Seth Meyers”.
Gjatë xhirimeve, Butler gabimisht mbuloi fytyrën me një substancë që i shkaktoi një alergji të fortë në lëkurë. Një kruarje që çoi në një kruarje edhe më të theksuar.
“Po kërkoja diçka që nuk shkonte me frenat e avionit dhe sa herë që nxirrja duart nga marshi, ato ishin të mbuluara me gjak dhe një lëng jeshil që nuk e dija se çfarë ishte. Doli se ishte një variant sintetik i një lëngu hidraulik, që produksioni përdori për avionin që shfaqet në film. Është derivat i alkoolit dhe acidit fosforik. Sa herë që fshija djersën nga fytyra, kjo substancë hynte në poret e lëkurës sime”, tregon Gerard Butler.
“Papritur, ajo u fut në fyt, në hundë, në gojë, në sy. Po më digjte fytyrën. Vërtet që po digjesha për së gjalli”, vazhdon të rrëfejë aktori.
“Ndërsa po digjesha, disa pilotë në set më thanë që të mos i hidhja ujë, se do të ishte më keq. Më dogji për orë të tëra, por skena doli e mrekullueshme,” përfundon ai.