Mbreti Charles III “përzë” të vëllanë nga Pallati Buckingham

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbreti Charles III urdhëroi vëllain e tij Princin Andrew, Duka i Jorkut, të largohej nga Pallati Buckingham, raporton shtypi britanik.

“Mbreti e ka bërë të qartë se Pallati Buckingham nuk është më një vend për Princin Andrew. Fillimisht, zyra e tij u mbyll vitin e kaluar, dhe më pas dhomat e tij të fjetjes”, tha një burim i paidentifikuar për britaniken “Sun”.

Andrew i pëlqente dhomat e tij në Buckingham Palace, ku jetoi me bashkëshorten Sarah Ferguson, me të cilën u martua në vitin 1986, dhe ato ishin gjithashtu shtëpia e tij pas divorcit të tyre në 1996, sipas gazetës.

Disa vite me parë, Princi Andrew e gjeti veten në qendër të skandalit Epstein dhe u akuzua për abuzim seksual, gjë që bëri që ai të tërhiqej nga jeta publike. Në nëntor 2022, ai humbi gjithashtu mbrojtjen me pagesë policore të Buckingham Palace.

Share This Article