ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike 6 hours ago
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së 6 hours ago
Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut 6 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 6 hours ago
Shërbesa e Krishtlindjeve e Catherine do të përfshijë yje, përfshirë Kate Winslet 6 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

“Jam i dashuri i saj”/ Deputetja shqiptare dhe familja e saj kërcënohen me jetë, arrestohet autori

albnews by albnews
27 January, 2023
in Kosova
0
“Jam i dashuri i saj”/ Deputetja shqiptare dhe familja e saj kërcënohen me jetë, arrestohet autori
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pas raportimeve për kërcënime me jetë ndaj saj dhe familjes së saj, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka konfirmuar rastin. Ajo ka thënë se personi që e ka kërcënuar, me inicialet B.S, tani është në paraburgim 30-ditor.

Balje ka thënë se denoncimin në polici e ka bërë me datë 16 janar.

RelatedPosts

Amerikanët demontuan farsën e Hagës: CIA nuk kishte asnjë të dhënë për krime lufte nga komandantët e UÇK

Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

Diplomati Hill në Hagë: Marrëveshja e Rambujesë u bë t’i thonim Millosheviçit që e kishte gabim për shqiptarët

“Të gjithë ne që kemi sado pak popullaritet në vendin ku jetojmë, çdo herë më shpesh po duhet të ballafaqohemi me njerëz të cilët po mundohen në mënyra joetike të fitojnë pak vëmendje të publikut. Në shumë raste të tilla, nuk kam reaguar fare. Mirëpo këtë herë, përmes këtij postimi dëshiroj të bëj një sqarim për opinionin publik lidhur me një shkrim që ka qarkulluar sot në portalet tona lidhur me një rast ku unë kam qenë viktimë e kërcënimit dhe shantazhit nga personi me inicialet B.S.  Me datë 16 janar 2023, unë kam raportuar një rast te organet policore dhe prokuroriale pasi që përmes telefonit jam kërcënuar për jetën time dhe të familjes time. Kërcënimi ka qenë serioz dhe është bërë me dashje të drejtëpërdrejtë nga një person me përgjegjësi të plotë penale. Rrjedhimisht me datë 17 janar 2023 me kërkesë të prokurorisë, gjykata i ka caktuar të dyshuarit B.S masën e paraburgimit në kohëzgjatje fillestare prej 30 ditëve. Sipas informacioneve që unë kam si viktimë e rastit, i dyshuari ka pranuar në tërësi fajin për veprat penale që po gjykohet”, ka shkruar Balje.

Ajo nuk ka dhënë më shumë informacione lidhur me këtë rast, duke thënë se procesi gjyqësor ende nuk ka përfunduar dhe se nuk dëshiron të ndikojë në asnjë formë mbi rastin, raporton Express.

“Unë i besoj plotësisht organeve gjyqësore në shtetin e Kosovës dhe shpresoj që drejtësia do të thotë fjalën e vet meritore për këtë rast.  Më lejoni të theksoj që unë gjithmonë do të jem armik i dhunës ndaj grave në cilëndo formë që mund të shfaqet ajo. Secila grua që ka qenë viktimë e dhunës në shtetin tonë, për mua është heroinë dhe mësim që ne duhet të nxjerrim si shtet. Sa i përket rastit tim, ju konfirmoj që unë jam falenderuese për reagimin me kohë dhe korrekt të policisë, prokurorisë dhe gjykatës. Megjithatë më duhet të shtoj se ky rast që më ka ndodhur mua, nesër mund t’i ndodhë kujtdo. Prandaj e shoh të rëndësishme që të gjithë ne të jemi unik kundër dhunës ndaj grave, në këtë betejë që është e secilit. Më lejoni të falenderoj sidomos mediat dhe portalet për korrektësinë që kanë treguar në rastin tim por edhe në rastet tjera të ngjashme”, ka shkruar tutje deputetja.

Përkundër raportimeve se i dyshuari pretendonte se ishte i dashuri i deputetes, ajo ka thënë se B.S është recidivist i shumëfishtë me aftësi të mëdha manipulative.

“Për shkak të shumë pyetje që më jeni parashtruar lidhur me të dyshuarin B.S., duhet të them se bëhet fjalë për një person i cili është recidivist i shumëfishtë i vepra penale edhe përkundër faktit që ai shumicën e kohës nuk qëndron në Kosovë. Në gjykimin tim, B.S. është person me aftësi të mëdha manipuluese të cilat i shfrytëzon për përfitime të ndryshme, qoftë edhe për vëmendje të publikut. Sipas vlerësimit tim, ky person në aspektin shkencor psikologjik është mjaft jostabil dhe për pasojë është shumë i rrezikshëm për viktimat që përzgjedh ai. Sidoqoftë unë dhe familja ime aktualisht kemi arritur të qetësohemi nga ky rast dhe po ndjehemi mjaft të sigurt në duart e institucioneve shtetërore”, ka shkruar deputetja.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

13 November, 2025
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

13 November, 2025
Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

13 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result