Novak Djokovic fiton Australian Open, duke e çuar në 22 numrin e “Grand Slam”-eve për meshkuj. Serbi fitoi me rezultatin 6-3 7-6 (7-4) 7-6 (7-5). Me këtë fitore, 35-vjeçari, i cili barazohet me Rafael Nadal, do të rikthehet në renditjen numër një të botës.
Tsitsipas i Greqisë, 24 vjeç, vazhdon pritjen e tij për një triumf të parë në “Grand Slam”. Tsitsipas humbi ndaj Djokoviçit në finalen e tij të parë të madhe në “French Open 2021” pasi hoqi dorë nga epërsia në dy sete, por, këtë herë në Melburn.
Djokovic nuk ka humbur në Melbourne Park që nga viti 2018, një seri fitoresh që përfshin një rekord prej 28 ndeshjesh në teke për meshkuj. Ai ka rifituar kurorën, të cilën nuk mundi ta mbronte vitin e kaluar pasi u dëbua nga Australia pas një grindjeje për statusin e tij të vaksinimit Covid-19.