“Joe Biden po na çon në prag të luftës së tretë botërore”. Në tubimin e parë elektoral që prej shpalljes së kandidaturës për të rifituar Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e2024-s, ish-presidenti Donald Trump, fajësoi pasardhësin për atë që po ndodh me Rusinë.
Para mbështetësve në Kolumbia, ai tha se mund të negocionte një ujdi paqeje me Moskën nëse rizgjidhej.
“Përmes dobësisë dhe paaftësisë, Joe Biden na ka çuar në prag të luftës së tretë botërore. Po, jemi në prag të luftës së tretë botërore nëse nuk e keni kuptuar ende. Si president do të sillja paqen përmes forcës. Do të mundësoja një ujdi paqeje për 24 orë”, tha Trump.