Rrezikuan jetën për të kaluar kanalin ‘La Mansh’, shpëtohen 83 emigrantë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjithsej 83 emigrantë në dy varka të vogla të drejtuara në Mbretërinë e Bashkuar janë shpëtuar në Kanalin e La Manshit. Rojet bregdetare franceze ndaluan disa gomone të cilat u përpoqën të kalonin kanalin ditën e djeshme. Dy prej gomoneve u përballën me veshtirësi në brigjet e Gravelines.

Të dielën në mëngjes, roja bregdetare tha se 54 njerëz ishin shpëtuar nga një varkë dhe 29 nga një tjetër. Një personi të plagosur iu dha ndihma e nevojshme mjekësore. Kjo vjen pasi Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar (MM) tha se 26 emigrantë në një varkë të vogël kaluan Kanalin për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar të shtunën. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, numri i përgjithshëm i emigrantëve që kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar pasi kanë kaluar Kanalin deri më tani këtë vit është 991.

Share This Article