Transferimi mega milionësh i Chelseat, Mykhalyo Mudryk është nën hetime nga Federata Angleze (FA) e futbollit, siç bëhet e ditur nga “The Athletic”.
FA ka nisur hetimet mbi Mudryk rreth një video në rrjetin social “Tik Tok” të postuar në qershor të vitit 2022.
Në video, Mudryk dëgjohet duke e përdorur “fjalën N” e cila i referohet komunitetit të zezakëve. Mudryk ishte duke kënduar tekstin e një kënge të vitit 2017 të reperit amerikan, Lil Baby.