Tom Brady është tërhequr sërish nga sporti dhe këtë herë duket se bëhet fjalë për një tërheqje përfundimtare. Ylli i futbollit amerikan nuk arriti dot të fitonte titullin e tij të 8 në NFL, në moshën 45-vjeçare, dhe vendosi të dilte në pension.
Tani, Brady do të përqendrohet te 3 fëmijët e tij, me të cilët do të kalojë kohë në shtëpinë që po ndërton. Bëhet fjalë për një vilë në një nga zonat më ekskluzive në botë, në Indian Creek Island, me pamje nga deti, shumë pranë Majemit.
Vila është blerë nga Brady dhe Gisele Bundschen në vitin 2020, për rreth 15,5 milionë euro. Më pas, e shkatërruan të gjithën për të ndërtuar atë që nga mediat është cilësuar si “bunker”.
“Daily Mail” e ka përcaktuar si një vilë ekologjike e gjeneratës së fundit, që po ndërtohet në një pronë prej 7 km katrorë dhe që përbëhet nga 3 godina: shtëpia, vendi i sigurisë së lartë dhe palestra.
Banesa do të ketë 5 dhoma, 11 banjo, një ashensor, një kinema, suitën e miqve, pishinë me ujë të kripur, spa, garazh të madh për 6 makinat e Brady dhe hapësirë rreth 800 metra katrorë.
Vila është shumë pranë banesës së Gisele Bundschen, e cila u divorcua nga Tom Brady vitin e kaluar, pas 13 vitesh martesë.