Portugalia do të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë. Lajmin e bërë të ditur sot kryeministri Antonio Costa, pa specifikuar se sa mjete të tilla do të dërgohen.
Costa sqaroi po ashtu se Portugalia po mban bisedime me Gjermaninë për të marrë pjesë këmbimi, të cilat do të duhen për të riparuar një numër tankesh Leopard 2 që kanë aktualisht në zotërim.
“Aktualisht po punojmë që të kemi mundësi të dërgojmë disa nga tanket tona,” u shpreh kreu i qeverisë për agjencinë portugeze të lajmeve Lusa gjatë një udhëtimi në Republikën e Afrikës Qendrore.
“Unë e di se sa tanke do të dërgohen, por kjo do të njoftohet në kohën e duhur.”
Kujtojmë se kreu i forcave të armatosura portugeze, admirali Antonio Silva Ribeiro, tha muajin e kaluar se Portugalia ka 37 tanke Leopard 2 , por mediat portugeze kanë raportuar se shumica nuk janë operacionalë.
Portugalia është në bisedime me Gjermaninë për të marrë pjesët rezervë të nevojshme për të riparuar tanket e dëmtuara dhe pritet që mjetet luftarake t’i dorëzohen Ukrainës deri në fund të marsit.