Një fëmijë u shpëtua i gjallë nga rrënojat në Adana.
Vajza e vogël i mbijetoi tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.4 dhe u nxor me një barelë nga gërmadhat.
Ndërkohë në një tjetër video nga shumë që qarkullojnë në rrjete sociale, një grua shihet teksa u shpëtua nga një shtëpi e shkatërruar plotësisht.
Një tërmet tragjik goditi Turqinë mëngjesin e së hënës duke shkaktuar mbi 1900 viktima dhe mijëra të plagosur.