Një vrasës britanik me pagesë i njohur me pseudonimin ‘Batman’ është arrestuar për vrasjen mafioze ndaj një serbi rezident në Kamboxhia.
Zyrtarët thanë se i dyshuari mbante shumë emra mes të cilëve dhe James Spader, ndërsa u arrestua dje në kryeqytetin Phnom Penh për vrasjen e dyshuar të 37 vjeçarit Strahinja Dackovic, jashtë një pallati apartamentesh mbrëmjen e Krishtlindjeve.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregonin momentet kur Dackovic ecte drejt makinës së tij të bardhë para se të qëllohej nga afër për vdekje nga vrasësi që e priste.
Dackovic bie menjëherë përtokë ndërsa një makinë shihet që largohet në sfond.
Policët që arrestuan dje të dyshuarin kishin sekuestruar prej tij një pistoletë të zezë tip Ruger, shtatë plumba dhe një thikë.
Zyrtarët thanë se i dyshuari kishte disa identitete teksa tentonte të mbeste anonim.
“Pseudonimet e tij përfshinin Joseph Swartz, Jason Vernazza, Alan Bradly Wilson e James Spader. Është një 31-vjecar anglez me profesion të panjohur”, njoftonte policia, të cilët shtonin e e njihnin ‘Batman’ vetëm nga tatuazhet dhe veshjet e errëta.
Hetuesit vendas thanë sot: “Vrasja është e lidhur me bandat. Gjetëm prova që e lidhnin atë me Batman. Ne ende nuk e dimë emrin e tij të vërtetë dhe ai nuk po bashkëpunon me hetuesit”.
Ndërsa mediat serbe raportonin se viktima është nga Brus në jug të Serbisë, por jetonte në Kamboxhia prej rreth tetë vitesh.
Nuk është ende i qartë motivimi për vrasjen e tij, teksa në rrjetet sociale Dackovic shihej që pozonte me armë zjarri dhe tufa të mëdha parash.
Gjykata ende nuk ka vendosur datën e seancës.