ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit  4 hours ago
Organizoi vjedhjen e tonelata drogë me vlerë miliona euro, kush është grupi që fshihet pas tentativës së rrëmbimit të kreut të bandës shqiptare 4 hours ago
Historike, Shqipëria në play-off të kampionatit botëror të futbollit 2026 4 hours ago
Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit… në pritje të Anglisë në Tiranë 6 hours ago
Shqipëria zhbllokon sfidën! Asllani kalon në avantazh Kombëtaren ndaj Andorrës 6 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Deputetja e LVV-së: Çitaku të tregojë a ka pasur edhe takime jopublike me ish-agjentin e FBI-së

albnews by albnews
20 February, 2023
in Kosova
0
Deputetja e LVV-së: Çitaku të tregojë a ka pasur edhe takime jopublike me ish-agjentin e FBI-së
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ka vazhduar debati në distancë mes deputetëve të LVV-së dhe nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku në lidhje me raportet e kësaj të fundit me ish-agjentin e arrestuar të FBI-së McGonigal.

Së fundmi ka reaguar deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, duke i dalë në mbrojtje bashkëpartiakut Artan Abrashi në lidhje me akuzat ndaj Vlora Çitakut.

RelatedPosts

Rasti Vukashinoviq mbetet mister – avokati Niniq: Mafia e ka prangosur shtetin, prokuroria po hesht

Ankesa për Serbinë, kryenegociatori Bislimi: Nuk po pranojnë ndihmat për shqiptarët

Kosova ende në udhëkryq, mes partive mungon besimi

“Postimi i deputetit Abrashi ishte kogja i qartë, përkundrazi znj. Çitaku qenka munduar të hedhë mjegull për një temë shumë konkrete”, ka shkruar Kryeziu-Hyseni në Facebook.

Deputetja e LVV-së ka kërkuar shpjegim nga Çitaku nëse kjo e fundit ka pasur edhe takime tjera jopublike me McGonigal.

“Po flasim për një debat që ka shpërthyer në botë e veçanërisht në Shqipëri. Në secilin artikull thuhet se para mund të ketë marrë McGonigal nga politikanë ndër të tjera edhe nga Kosova. Nisur nga këto fakte dhe duke ditur edhe periudhën kohore të idesë së pazarave me territore dhe duke pasur parasysh që zonja e nderuar ka qenë ndër protagonistet kyçe të asaj aventure, pyetja është shumë e qartë: A ka pasur takime të tjera, publike apo jopublike? Dhe cilat kanë qenë temat e diskutimit?”.

Sipas saj këto gjëra janë me rëndësi për publikun.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se këto akuza ndaj saj janë “një përpjekje qesharake e eksponentëve të VV-së për të shpërndarë mjegull”.

Ndryshe, Charles McGonigal ka punuar për sektorin e kundërzbulimit të FBI-së, derisa u largua nga FBI-ja në shtator të vitit 2018 dhe ndër të tjera mbulonte edhe Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën.

Ai akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-punonjës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje, por pa i raportuar ato sipas rregullave. Sipas aktapadisë, lidhjet e tij kryesore me Shqipërinë janë mbajtur përmes ish zyrtarit shqiptar të shërbimeve sekrete, që në akt-akuzë identifikohet si Personi A. Ky person ka paguar edhe për shpenzimet e tij të udhëtimit në Shqipëri.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit 

Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit 

13 November, 2025
Organizoi vjedhjen e tonelata drogë me vlerë miliona euro, kush është grupi që fshihet pas tentativës së rrëmbimit të kreut të bandës shqiptare

Organizoi vjedhjen e tonelata drogë me vlerë miliona euro, kush është grupi që fshihet pas tentativës së rrëmbimit të kreut të bandës shqiptare

13 November, 2025
Historike, Shqipëria në play-off të kampionatit botëror të futbollit 2026

Historike, Shqipëria në play-off të kampionatit botëror të futbollit 2026

13 November, 2025
Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit… në pritje të Anglisë në Tiranë

Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit… në pritje të Anglisë në Tiranë

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result