Një grup mediash europiane kanë publikuar një dokument prej 17 faqesh që është qarkulluar si pjesë e një strategjie të Federatës Ruse për të akaparuar Bjellorusinë deri në vitin 2030. Sipas dokumentit në fjalë, Bjellorusia do të ketë një monedhë, një sistem taksash, hapësira mediatike duhet të jetë nën kontrollin rus dhe vendi duhet të përshtatet me rregulloret ruse. Të gjitha prodhimet ushtarake do të transferohen nga Bjellorusia në Rusi.
Kyiv Indipendent nuk e publikon dokumentin për të mos lejuar gjurmimin e burimit
shkruan media në fjalë.
Sipas mediave në fjalë ku bën pjesë edhe “Süddeutsche Zeitung” dokumenti është kaluar për vërtetësinë e tij në disa agjencië të inteligjencës në Perëndim dhe sipas burimeve shërbimet ukrainase p.sh nuk e kanë konfirmua origjinalitetin e tij. Sipas një burimi tjetër në shërbimet perëndimore dokumenti është origjinal dhe është krijuar në vitin 2021 nga Drejtoria për Bashkëpunimin Ndërkufitar në Rusi.
Me rëndësi është koha e publikimit të tij, pak kohë para të një ofensive pranverore të paralajmëruar për në frontin ukrainas. Burime të ndryshme kanë supozuar se Rusia kësaj radhe do të përdorë edhe Bjellorurisë si rajon depërtimi duke hapur front të ri krahasuar me vitin që lamë pas, i cili ishte shumë i vështirë për ushtrinë ruse, ndonëse formalisht Kremlini organizioi referendum në Donetsk dhe miratoi në formë ligji ankesimin e rajoneve të reja, për të cilat aktualisht ka shpallur se do t’i mbrojë si territor të vetin.
Në këtë kuptim mbetet për t’u parë se cili do të jetë synimi zyrtar i ofensivës së pranverës, nëse ajo nis, meqenëse fronti bjellorus implikon objektiva më të gjera sesa thjesht marrja e rajoneve me popullsi ruse.