Pensionisti Roger Jackson nga Britania e Madhe ka përfunduar në burg, pasi që mbi 7000 herë i kishte telefonuar ndihmës së shpejtë dhe policisë.
Stacioni policor në Sussex dhe ndihma e shpejtë kanë njoftuar se Jackson në tetor të vitit 2020, u kishte telefonuar duke i ofenduar vazhdimisht.
E vlerësohet se në këto telefonata i kishte humbur 400 orë. Sara-Louis Gilldon, zëdhënëse e policisë, ka thënë se Jackson ka marrë disa paralajmërime për telefonata të vazhdueshme. Pasi që atyre nuk iu bind, ai u kap dhe u dërgua në burg.
“Thirrjet e tij të vazhdueshme kanë ndihmuar në pamundësinë që qendra e thirrjeve të jetë e hapur për qytetarët e tjerë që kërkonin shërbime të ndryshme”, shtoi ajo.
Ai është dënuar më 39 muaj burgim pasi pranoi se është fajtor. Neithan Dahner, që punon në ndërrimin e natës pranë ndihmës së shpejtë, ka thënë se Jackson vazhdimisht i kishte ofenduar punonjësit.