ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Mahmood pritet të miratojë rregullin ‘vetëm qëndrime të përkohshme’ për azilkërkuesit e suksesshëm 4 hours ago
Dëbimet pa faj do të ndalohen në Angli nga maji 4 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 4 hours ago
BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim 4 hours ago
Guvernatori i Oklahomës fal të dënuarin me vdekje pak para injektimit 4 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Vuçiq: Nuk do të bisedoj për njohjen e Kosovës as anëtarësimin e saj në OKB

albnews by albnews
1 March, 2023
in Kosova
0
Vuçiq: Nuk do të bisedoj për njohjen e Kosovës as anëtarësimin e saj në OKB
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia është e gatshme të punojë në zbatimin e shumë gjërave nga plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por tha se “nuk dua dhe nuk mund të diskutoj për njohjen reciproke dhe hyrjen e Kosovës në Kombet e Bashkuara”.

Vuçiq ka deklaruar se një ditë më parë në Bruksel është rënë dakord që të ketë më shumë bisedime.

RelatedPosts

Caktohet data, kur do të dëshmojë në Hagë ish-komandanti i NATO-s Wesley Clark

Rasti Vukashinoviq mbetet mister – avokati Niniq: Mafia e ka prangosur shtetin, prokuroria po hesht

Ankesa për Serbinë, kryenegociatori Bislimi: Nuk po pranojnë ndihmat për shqiptarët

“Nuk është puna e një anëtari, një letre, një takimi. Dje është biseduar në Bruksel, ne ramë dakord, do të vazhdojmë, do të ketë më shumë bisedime. Asgjë më shumë se kaq”, tha Vuçiq për televizionin publik serb RTS.

Siç raporton REL, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti u takuan më 27 shkurt në Bruksel dhe ranë dakord të vazhdojnë diskutimin për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Presidenti i Serbisë konfirmoi se teksti i planit të publikuar nuk mund të negociohet më dhe se ai është bërë kornizë për procesin e negociatave ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

I pyetur për artikullin ku thuhet se Serbia nuk do ta bllokojë Kosovën në organizatat ndërkombëtare, Vuçiq u përgjigj: “Prandaj nuk e firmosa (planin)”, transmeton Telegrafi.

Vuçiq tha se do të diskutohet për zbatimin e planit dhe paralajmëroi ardhjen e Miroslav Lajçakut në Beograd dhe Prishtinë.

Ai saktësoi se është i gatshëm të negociojë zbatimin e pjesëve të planit si përfaqësimi rajonal, vulat doganore, qarkullimi i lirë i njerëzve, kapitalit dhe shërbimeve.

Në pyetjen e përsëritur nëse është koha për të zbatuar pjesën e planit që thotë se anëtarësimi i Kosovës në institucionet ndërkombëtare nuk do të bllokohet, Vuçiq tha se nuk do të marrë pjesë në zbatimin e “disa gjërave”.

Ai po ashtu ka konfirmuar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe, si obligim nga Marrëveshja e Brukselit, nuk është në hartën e zbatimit.

Vuçiq tha gjithashtu se plani i BE-së erdhi si ide e presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.

“Ata sollën një letër. Nuk kishte fare mundësi për negociata. Ata thanë ‘merre ose lëre’”, tha ai.

Vuçiq tha se kur drejtohet shteti duhet menduar për pasojat.

“Dhe ata më thanë qartë se refuzimi i planit do të thotë ndalim i integrimit në BE, përfundim i investimeve, ulje e nivelit të punësimit, tërheqje e investimeve. Dhe një sërë masash të tjera gjithëpërfshirëse, duke përfshirë se Serbia do të izolohet nga bota”, tha Vuçiq, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se është e rëndësishme të flasim dhe të jemi në tryezën e bisedimeve.

“Ose do të qëndrojmë në bisedime ose do të pësojmë pasoja të rënda si në vitet e 90-ta”, tha Vuçiq.

I pyetur për deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Përbashkët, Josep Borrell, i cili më 27 shkurt deklaroi se “nuk ka nevojë për diskutime të mëtejshme” kur bëhet fjalë për përmbajtjen e vetë marrëveshjes, Vuçiq deklaroi se Borell nuk mundej që për planin të përdorte terminologjinë “përkrahur ose pranuar ose miratuar”.

“Sepse po flisja për konceptin dhe kornizën”.

Vuçiq tha gjithashtu se Serbia ka nevojë për normalizimin e marrëdhënieve me shqiptarët dhe se kjo duhet të diskutohet në Serbi.

Ndaj kritikave se ka tradhtuar interesat kombëtare, Vuçiq ka deklaruar se do të vazhdojë të punojë në interes të Serbisë gjatë mandatit të tij.

“Nëse njerëzit mendojnë të verifikojnë nëse gëzoj besimin e popullit, të dalin në referendum nëse mbledhin dy të tretat e shumicës, nuk është problem”, shtoi ai, duke iu përgjigjur kritikave nga partitë e djathta që kërkuan dorëheqjen e tij.

Vuçiq u tha gjithashtu të djathtëve se duan “të bëjnë luftë me fëmijët e të tjerëve”.

“Le të shkojmë në luftë dhe pastaj çfarë? Le të humbasim mijëra njerëz dhe të humbasim luftën ndaj NATO-s. Le t’i bindim shqiptarët të jetojnë në autonomi në Serbi? Të mos gënjejmë veten, kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Le të përpiqemi të bëjmë kompromise racionale për për hir të jetës normale në rajon”, tha presidenti i Serbisë.  

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Mahmood pritet të miratojë rregullin ‘vetëm qëndrime të përkohshme’ për azilkërkuesit e suksesshëm

Mahmood pritet të miratojë rregullin ‘vetëm qëndrime të përkohshme’ për azilkërkuesit e suksesshëm

14 November, 2025
Dëbimet pa faj do të ndalohen në Angli nga maji

Dëbimet pa faj do të ndalohen në Angli nga maji

14 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

14 November, 2025
BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim

BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim

14 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result