Pas Presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj, ngushëllime dhe mbështetje Greqisë për aksidentin hekurudhor në Larisa i ka shprehur edhe kryeministri Edi Rama.
“Të tronditur nga tragjedia e përplasjes së trenit në Greqinë fqinje. Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave, ndërsa të mbijetuarve u uroj shërim të shpejtë. Shqipëria dhe unë qëndrojmë përkrah Greqisë”, ka shkruar Begaj në Twitter.
“Sa keq të dëgjosh për humbjen e jetëve dhe shumë të plagosurit në aksidentin tragjik të natës së fundit në Greqi! Ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur në një orë kaq të rëndë për kombin e tyre dhe i bashkohemi në lutjet e tyre dhe në ngushëllimet për familjet e viktimave”, tha Rama në një postim në Twitter.
Ngushëllimeve i shtohet edhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, që i bashkohet lutjeve për viktimat.
Një aksident hekurudhor ka ndodhur në Greqi, ku një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash.
Si pasojë e këtij aksidenti deri më tani 36 persona kanë humbur jetën kurse mbi 80 të tjerë janë lënduar.