ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Osmani lëshon kritika ndaj BE-së: Kosova ka bërë reforma, por Brukseli nuk e njeh përparimin tonë 18 minutes ago
Raporti i KLSH/ Gent Gazheli dështoi te Doganat, nuk mblodhi detyrimet dhe rriti borxhin në 2024 20 minutes ago
FMN rezerva për “paqen fiskale” të propozuar nga Rama: Qeveria duhet të punojë për të rikthyer shqiptarët e larguar 22 minutes ago
SHBA-të shpallin katër grupe të majta evropiane si organizata terroriste 1 hour ago
VIDEO/ Krisje në Kombëtare? Armand Duka anashkalon dhe s’e takon Brojën pas festës në Andorra 2 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

“Ne jemi të lirë, e ai është i gjallë”, Osmani: Beteja e Jasharajve mobilizoi bashkësinë ndërkombëtare rreth çështjes së Kosovës

albnews by albnews
6 March, 2023
in Kosova
0
“Ne jemi të lirë, e ai është i gjallë”, Osmani: Beteja e Jasharajve mobilizoi bashkësinë ndërkombëtare rreth çështjes së Kosovës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sot një seancë solemne me rastin e 25 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Seanca nisi me nderime për himnin shtetëror dhe atë kombëtar. Pas kësaj deputetët dhe të pranishmit e tjerë në seancë kanë mbajtur një minutë heshtje për të gjithë të rënët për luftë dhe pavarësi të Kosovës.

RelatedPosts

Osmani lëshon kritika ndaj BE-së: Kosova ka bërë reforma, por Brukseli nuk e njeh përparimin tonë

EMRI/ U përpoq të parandalonte vjedhjen, vritet shqiptari në Nju Jork

Caktohet data, kur do të dëshmojë në Hagë ish-komandanti i NATO-s Wesley Clark

Të pranishmeve iu drejtua me një fjalë rasti presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani tha se ngjarjet e 5,6,7 marsit të vitit 1998 përbëjnë jo vetëm kujtesën tonë për historinë më të re të Kosovës, por edhe njërën ndër shtyllat më të forta mbi të cilat u ngrit shteti ynë i ri Republika e Kosovës.

“Kushtrimi i dhënë më 5 mars nga komandanti legjendar Adem Jashari bashkë me familjen e tij, ishte kushtrimi i mobilizimit të vajzave e djemve të UÇK-së të cilët për tri ditë gjatë betejës në Prekaz në një përballje heroike me forcat e regjimit gjenocial të Serbisë, fituan përjetësinë”, tha Osmani.

Presidentja shtoi se kjo Epope e UÇK-së është Epope e dinjitetit, krenarisë dhe lirisë tonë.

“Në këtë betejë të lavdishme u përjetësua vendosmëria e familjes Jashari dhe gjithë luftëtarëve të UÇK-së për ta mbrojtur çdo pëllëmbë të kësaj toke. Sot një çerek shekulli më pas kujtojmë me përulje sakrificën e kësaj familje dhe të gjithë dëshmorëve që u shndërruan në simbol të rezistencës për liri”, tha Osmani.

Osmani shtoi se ne e fituam lirinë sepse e njohëm peshën e saj me shekuj.

“E fituam atë sepse ne qëndruam, e përballuam dhimbjen dhe luftuam të bindur në fitoren përfundimtare. Beteja e Jasharajve ndihmoi edhe në mobilizimin e bashkësisë ndërkombëtare rreth çështjes së Kosovës. Pamjet e fëmijëve , të grave e të pleqve të vrarë në pragun e shtëpisë së tyre nuk mund të kaloheshin heshtur nga diplomacia ndërkombëtare, ato u shndërruan në thirrje për ti mbrojtur vlerat njerëzore”, tha Osmani.

Ajo shtoi se Adem Jashari mbetet emblemë e përhershme e lirisë tonë.

“Komandanti legjendar u ngrit vuri në gatishmëri vetën dhe familjen për tu bërë pastaj emblemë e përhershme e lirisë tonë. Ai është personifikim i heroizmit dhe sakrificës. Përfundimisht ne jemi të lirë e ai është i gjallë”, tha Osmani.  

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Osmani lëshon kritika ndaj BE-së: Kosova ka bërë reforma, por Brukseli nuk e njeh përparimin tonë

Osmani lëshon kritika ndaj BE-së: Kosova ka bërë reforma, por Brukseli nuk e njeh përparimin tonë

14 November, 2025
Raporti i KLSH/ Gent Gazheli dështoi te Doganat, nuk mblodhi detyrimet dhe rriti borxhin në 2024

Raporti i KLSH/ Gent Gazheli dështoi te Doganat, nuk mblodhi detyrimet dhe rriti borxhin në 2024

14 November, 2025
FMN rezerva për “paqen fiskale” të propozuar nga Rama: Qeveria duhet të punojë për të rikthyer shqiptarët e larguar

FMN rezerva për “paqen fiskale” të propozuar nga Rama: Qeveria duhet të punojë për të rikthyer shqiptarët e larguar

14 November, 2025
SHBA-të shpallin katër grupe të majta evropiane si organizata terroriste

SHBA-të shpallin katër grupe të majta evropiane si organizata terroriste

14 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result