Leonardo DiCaprio po merret në pyetje nga FBI për një miqësi të rrezikshme. Bëhet fjalë për miqësinë e tij me Jho Low, i cili kërkohet në mbarë botën për mashtrimin ndaj Malajzisë, duke përvetësuar një fond prej rreth 4.5 miliardë dollarë.
Lajmi u publikua nga Bloomberg, por faktet datojnë në vitin 2018. Aktori fitues i Oskarit ka marrë financime nga miku i tij për filmin “The Wolf of Wall Street” dhe shumë dhurata, mes të cilave edhe piktura të Basquiat.
Miqësia mes financierit malajzian Jho Low dhe Leonardo DiCaprio-s zgjati pesë vjet, takimi i tyre i parë në një disko daton në vitin 2010. DiCaprio e quajti atë “njeriu im”, por FBI gjeti shumë pseudonime dhe mijëra mesazhe dhe email.
Nga hetimet duket se mashtruesi e bleu miqësinë me yllin me dhurata të rëndësishme dhe projekte milionere.
Të dy planifikuan biznese planifikuan së bashku, si një mega-fond miliarda dollarësh për filma të shumtë, një park argëtimi Warner Bros në Azi me udhëtime të bazuara në filmat e DiCaprio, një eko-resort në Belize.
Aktori u mbrojt duke thënë se i kishte bërë disa kontrolle nga menaxherët e tij dhe rezultoi se gjithçka ishte “në rregull”.