• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Tetë gratë sipërmarrëse që ndryshuan mënyrën se si sot bëhet biznes

Tetë gratë sipërmarrëse që ndryshuan mënyrën se si sot bëhet biznes

by albnews
8 March, 2023
in Bota
0
8
VIEWS

Që në vitet e hershme, gratë kanë pasur aftësinë për të bërë diçka vetë, e këtë duke e filluar që nga zeroja. Kjo ka qenë diçka më e vështirë se sa tani, sepse atëbotë gratë përballeshin me paragjykime të ndryshme, duke i lënë kështu pa të drejta dhe përkrahje.

Edhe sot të bërit biznes është një gjë e vështirë, pa dallim gjinie, e sidomos kur fitimet e tij arrijnë shifra milionëshe, por janë disa gra që ia kanë dalë mbanë, madje edhe para 200 vitesh. Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas sjellim historitë e 8 grave, që në 8 fusha të ndryshme kanë arritur t’i prekin majat, duke u bërë ballë gjithë paragjykimeve të kohës.

Elizabeth Arden

Në një kohë kur ishte shumë e rrallë që gratë të vendosnin grim, e aq më pak të bënin biznes, kanadezja Arden hapi SPA-në e parë në “Fifth Avenue”, në New York, që në vitin 1910. Ajo punësoi kimistë për të krijuar produkte për kujdes ndaj lëkurës. Në vitin 1922, kompania e saj u bë e para e njohur globalisht, ndërsa në vitin 1946, ajo ishte gruaja a e parë që doli në kopertinën e revistës “Time”, një gjë që deri atëherë nuk kishte ndodhur. Deri në fund të jetës së saj, Elizabeth Arden kishte më shumë se 100 sallone në gjithë botën.

Carrie Crawford Smith

Carrie Crawford Smith, ishte një grua afro-amerikane, e cila hapi një agjenci punësimi, në mënyrë që t’i ndihmonte të gjenin punë një numër i madh i migrantëve, që po zhvendoseshin nga jugu në veri. Biznesi i saj ju ndihmoi edhe të bardhëve, por sidomos u përqendrua te migrantët me ngjyrë. Kjo agjenci e Smith, ishte më shumë se sa vetëm biznes: ajo e pa atë si një mundësi për ta promovuar përparimin dhe dinjitetin racor.

Cheung Yan

Në vitin 2006, me një pasuri personale prej 3.4 miliardë dollarë, Yan u rendit si gruaja më e pasur në botë, por që gjithçka e ndërtoi vetë. Cheung Yan e krijoi kompaninë e saj për riciklim të letrës në vitin 1985 në Hong-Kong. Pas një periudhe sa qëndroi në SHBA, duke mbledhur letra të përdorura, ajo u kthye përsëri në Kinë dhe filloi me “Nine Dragons Paper”, në të cilën është kryetare bashkë me bashkëshortin e saj. Kjo kompani tashmë konsiderohet si sipërmarrja më e madhe në botë për reciklim të letrës, e që ka një staf prej 18 mijë të punësuarish me kohë të plotë.

Bethlehem Tilahun Alemu

Alemu e filloi biznesin e saj, pasi i pa shokët dhe fqinjët e saj në fshatin Zenabwork të Etiopisë, duke u përpjekur për të jetuar. Pas kësaj, ajo mendoi që t’i fuste në funksion aftësitë e tyre artizanale, për të krijuar një brend këpucësh, bazuar në një mënyrë tradicionale të riciklimit të gomave. Kompania e saj “SoleRebels”, tashmë prodhon sandale, shapka, këpucë dhe çizme të lidhura, të gjitha këto të bëra nga materialet vendase, si fibrat bimore, gomat e ricikluara, apo pambuku organik. Kjo kompani është kompania më e njohur afrikane për këpucë që shet në 30 shtete të ndryshme të botës.

Oprah Winfrey

Oprah Winfrey ka pozitë si ekzekutiv i medias, aktore dhe filantrope miliardere. Ajo është e njohur më së shumti si drejtuese e programit të saj, jashtëzakonisht të popullarizuar; “The Oprah Winfrey Show”, i cili u transmetua për 25 sezone, nga 1986 në 2011. Në 2011, Winfrey filloi rrjetin e saj televiziv, “Rrjeti Oprah Winfrey” (OWN).

Sipas revistës Forbes, Winfrey ishte personi afrikano-amerikan më i pasur i shekullit të 20-të dhe i vetmi person që është miliarder me ngjyrë për tre vjet me radhë. Revista Life e përshëndeti atë si gruan më me ndikim të brezit të saj. Në shtator të 2002-s, Winfrey u emërua marrësja e parë e çmimit “Academy of Television Arts & Sciences Bob Hope Humanitarian”. Në 2005-n “Business Week” e emëroi Winfrey-n si “filantropin më të madh me ngjyrë në historinë Amerikane”. Organizata e saj për bamirësi grumbulloi më shumë se 50 milionë dollarë për programe bamirësie, përfshirë arsimin e vajzave në Afrikën e Jugut dhe lehtësimin e viktimave të Uraganit Katrina.

Margaret Rudkin

Rudkin filloi të bënte miell gruri të bluar në mulli nga guri për djalin e saj, i cili vuante nga astma dhe alergjitë e ushqimit, në fermën e familjes në Coonecticut. Shpejt, mjeku i djalit, filloi t’i këshillonte edhe pacientët e tjerë që të ushqeheshin me bukën e saj. Kështu që, burri i Rudkin i transportonte bukët në dyqanet e ushqimeve me pakicë. Duke qenë se buka e saj u bë e njohur, kah fundi i vitit 1939 ajo shiti më shumë se një million bukë dhe produkte për Reader’s Digest. Në vitin 1940, e kaloi biznesin e saj nga garazhi në fabrikën personale, duke shtuar këtu edhe biskota në listën e produkteve, një dekadë më vonë. Ajo ia shiti biznesin e saj “Campbell Soup” për 28 milionë dollarë në vitin 1961, duke u bërë kështu gruaja e parë që shërbeu në bordin e drejtorëve të kësaj kompanie.

Lydia Pinkham

Në vitin 1875 Lydia Estes Pinkham nga Massachusetts i shndërroi ilaçet bimore që i përgatiti në shtëpi në një biznes të madh, duke i reklamuar produktetet e saj te gratë dhe duke i edukuar ato rreth shëndetit. “Pinkham’s Vegetable Compund” u bë njëra ndër më të njohurat për ilaçe në shekullin e 19. Pinkham u vlerësua si zë i fuqishëm për shëndetin e grave, në një kohë kur nevojat shëndetësore të tyre nuk njiheshin nga komuniteti mjekësor. “Cooper Laboratories”, e bleu kompaninë në vitin 1968, pilulat dhe lëngjet mjekësore janë ende të stampuara me emrin e Pinkahm te disa farmaci.

Eliza Lucas Pinvkney

Ajo është e njohur si agrokulturalistja e parë për futjen e ngjyrës blu të indigos në Amerikën Veriore. Sa ishte në shkollë në Londër Eliza e zbuloi dashurinë e saj për botanikën. Sa ishte ende e re familja e saj migroi në Shtete të Bashkuara, atje babai bleu tri plantacione. Pasi u rrit dhe e kuptoi se industria e tekstilit në rritje po krijonte nevojë për ngjyra të reja, Pinckey filloi të prodhonte ngjyrën e kaltër me një cilësi shumë të lartë. Kështu, ajo vazhdoi të prodhonte materiale cilësore me këtë ngjyrë, duke u bërë kështu e dyta në eksport. Ajo u bë gruaja e parë e pranuar në “South Carolina Business Hall of Fame” më 1989.

Previous Post

Hill flet për takimin Kurti-Vuçiq: Na duhet durim

Next Post

23 persona vdiqën në pallatin e shembur, i vetmi i mbijetuar: Më shpëtoi filmi

albnews

albnews

Related Posts

Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari
Bota

Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

12 May, 2025
Evropa bashkohet në Londër kundër lojërave të Rusisë: S’mund të ketë bisedime nën zjarr
Bota

Evropa bashkohet në Londër kundër lojërave të Rusisë: S’mund të ketë bisedime nën zjarr

12 May, 2025
SHBA-ja dhe Kina arrijnë marrëveshje për uljen e tarifave doganore
Bota

SHBA-ja dhe Kina arrijnë marrëveshje për uljen e tarifave doganore

12 May, 2025
Next Post
23 persona vdiqën në pallatin e shembur, i vetmi i mbijetuar: Më shpëtoi filmi

23 persona vdiqën në pallatin e shembur, i vetmi i mbijetuar: Më shpëtoi filmi

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

12 May, 2025
Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet

Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet

12 May, 2025
Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

12 May, 2025
Të gjitha gratë e dënuara në burgun e Pojskës, me mazhorancën

Të gjitha gratë e dënuara në burgun e Pojskës, me mazhorancën

12 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4680 shares
    Share 1872 Tweet 1170
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2385 shares
    Share 954 Tweet 596
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1860 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1807 shares
    Share 723 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1694 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM