VIDEO/ Europa League, Kumbulla vulos fitoren e Romës, festimi “special” pas golit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kanë nisur takimet e para të raundit të 1/8-ve të Europa League.

Një ndër sfidat më interesante që po transmetohet ekskluzivisht në SuperSport 3” është Roma-Real Sociedad.

Italianëve u mjaftuan 13 minuta për të marrë avantazhin, pas një asisti nga Abraham, El Shaarawy e dërgoi topin në rrjetës.

L

Në minutën e 87’ mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla realizon me kokë dhe i jep golin e dytë Romës.

L

Sporting-Arsenal po ashtu është një nga përballjet më interesante të këtij fashë-orari të Europa League, që për audiencën shqiptare po transmetohet ekskluzivisht në “SuperSport 2”. 

Skuadra e Artetës ka mundur që të marrë avantazhin në minutën e 22’, me Saliba që e dërgoi topin me kokë në rrjetë pas goditjes nga këndi të realizuar nga Vieira

L

Vetëm 12’ minuta më pas në të njëjtën mënyrë siç shënoi Arsenal, Sporting gjen barazimin pikërisht në minutën e 34’ me Edwards që gjuan nga këndi dhe Goncalo Inacio që e dërgon topin në rrjetë me goditje me kokë.

L

Në minutën e 55’ Sporting përmbys Arsenalin me Paulinho që realizon për vendasit.

L

Në minutën e 62’ Arsenal barazon Sporting, me Granit Xhakën që po tentonte të asistonte një nga lojtarët e “The Gunners”, me Morita që tentoi ta ndalte, por përfundoi duke bërë autogol.

L

Share This Article