Dega britanike e Silicon Valley Bank blihet për vetëm 1 paund nga HSCB-ja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është arritur marrëveshja që HSBC të blejë degën e Silicon Valley Bank në Britani të Madhe (SVB UK).

HSBC-ja tha se kishte blerë filialin britanik të SVB-së për vetëm 1 paund [1.13 euro], përcjell Telegrafi.

Siç njofton qeveria britanike, klientët dhe bizneset që kanë para të depozituara në SVB UK do të jenë në gjendje të kenë qasje në shërbimet e kësaj banke.

Ndërsa, Thesari britanik theksoi se marrëveshja me HSBC-në nuk përfshinte pagesa nga taksapaguesit.

Marrëveshja vjen pasi SVB – e specializuar në kreditimin e kompanive të teknologjisë – dështoi në SHBA, që është falimentimi më i madh i një banke amerikane që nga kriza financiare e viteve 2008-2009.

Falimentimi i kësaj banke shkaktoi valë tronditëse në të gjithë industrinë e teknologjisë, me një ndikim të mundshëm që mund të kishte te bizneset. /Deutsche Welle/

Share This Article