Një avion luftarak rus është përplasur me një dron vëzhgues amerikan mbi Detin e Zi, duke detyruar SHBA-në të rrëzojë dronin, thotë ushtria amerikane.
Sipas njoftimit të ushtrisë amerikane, droni po kryente një operacion rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare kur dy avionë rusë u përpoqën ta neutralizohen atë.
‘Veprimi i pasigurt dhe joprofesional i rusëve për pak sa nuk shkaktoi rrëzimin e një prej avionëve luftarakë dhe dronit’, thuhet në njoftimin e Ushtrisë amerikane.
Incidenti ndodhi në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi ujërat ndërkombëtare. Helika e dronit u dëmtua dhe droni u ul në Detin e Zi, në perëndim të Krimesë, thotë zyrtari i mbrojtjes amerikane.
Avioni rus SU-27 ishte nisur drejt Krimesë dhe zbarkoi atje pas këtij incidenti, ndërsa nuk dihet nëse ka pasur ndonjë dëmtim në ‘bishën’ ajrore ruse.