ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë 9 hours ago
Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër 9 hours ago
“Maratonomaku” Ramadani, askush si mesfushori shqiptar në Serie A 9 hours ago
Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së 9 hours ago
Bylykbashi: Administrata publike po përdoret si instrument politik në zgjedhje 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Në Tiranë s’ka të interesuar për të studiuar rusishten

albnews by albnews
19 October, 2019
in Albania
0
Në Tiranë s’ka të interesuar për të studiuar rusishten
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Klasa e rusishtes në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës siç e shikoni, ka ngelur bosh për këtë vit të ri akademik. Asnjë kandidat për student nuk ka aplikuar për këtë degë.

“Aktualisht pa asnjë student të regjistruar është dega e gjuhës ruse, e cila fatkeqësisht për këtë vit akademik ka shumë mundësi të mos hapet në vit të parë”, shprehet Alban Foçi.

RelatedPosts

Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së

Bylykbashi: Administrata publike po përdoret si instrument politik në zgjedhje

Marta Kos kundër sulmeve të Berishës ndaj ambasadorit të BE-së: Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së

E ndërkaq gjuha greke, turke dhe frënge ka gjithashtu një rënie të ndjeshme në numrin e të regjistruarve. Rreth 300 kuota kanë mbetur të lira në këtë Fakultet, për shkak të kriterit të mesatares 7.5, thotë për Top Channel zv. dekani Alban Foçi. Nëse rusishtja më parë kishte më shumë se 50 nxënës, përfshirja e ciklit Bachelor në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, si fushë mësuesie ka ndikuar që dega të mos hapet.

“Mësuesia është një nga drejtimet, por nuk është drejtimi i vetëm. Dhe ne nuk mund të penalizojmë gjuhët e vogla që na duhen edhe për qëllime të tjera, si përkthim, PR, pra jo vetëm për mësuesi të penalizohen për mesataren e mësuesisë”, shton Foçi.

Vendimi i qeverisë përcakton se maturantët që të pranohen në ciklin e parë të studimeve të larta veç fushës së mësuesisë, kriterin e mesatares e kanë 6.5. Por kjo nuk vlen për Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, e që si rrjedhojë sjell mbylljen e gjuhës ruse.

“Nga pikëpamja historike është shumë shqetësuese se ka qenë një nga gjuhët e para që është dhënë në Shqipëri dhe ka qenë e si bërthama e krijimit të UT. Nga pikëpamja ekonomike ndoshta mund të mos ketë interes për çastin, por nuk mund të mbyllësh një degë 70 vjeçare vetëm për shkak se vendoset një mesatare për këto gjuhë që s’kanë lidhje drejtpërsëdrejti me mësuesinë”, thotë Foçi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë

Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë

6 November, 2025
Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër

Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër

6 November, 2025
“Maratonomaku” Ramadani, askush si mesfushori shqiptar në Serie A

“Maratonomaku” Ramadani, askush si mesfushori shqiptar në Serie A

6 November, 2025
Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së

Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së

6 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result