Ministri britanik i Financave Jeremy Hunt deklaroi se do të krijonte 12 “zona investimi” në Angli për të nxitur ekonominë rajonale jashtë Londrës, një version i reduktuar ky i një politike të ndjekur nga ish kryeministrja e vendit Liz Truss.
Përpara miratimit të buxhetit vjetor, ministri i financave tha se secila prej zonave do të mbështetet nga 80 milionë paund të shpërndara në pesë vjet që mund të adresohen drejt lehtësimit të taksave për bizneset, trajnimin dhe infrastrukturën.
Hunt njoftoi gjithashtu 100 milionë paund fonde që do të ndahen në Glasgou, Manchester dhe në një pjesë të Anglisë qendrore për të përmirësuar qendrat e tyre të kërkimit dhe zhvillimit.
Hunt duket se do të ruajë kontrollin e tij mbi financat publike në buxhet, duke frenuar çdo reduktim të madh të taksave ose rritje të shpenzimeve derisa në zgjedhjet e ardhshme. Ai u shpreh se rritja e vërtetë e nivelit ekonomik duhet të jetë rreth krijimit të pasurisë lokale dhe vendimmarrjes lokale për të zhbllokuar pengesat ndaj rigjenerimit. Sipas tij nga krijimi i mundësive përmes Zonave të reja të Investimeve, do të përmbushet prioriteti kryesor i qeverisë për të rritur nivelin ekonomik në të gjithë vendin.
Paraardhësi i Hunt, Kwasi Kwarteng kishte shpallur më parë zona investimi – një politikë kyçe e qeverisë jetëshkurtër Truss – që do të ofronte lehtësime shumë më të mëdha tatimore për bizneset, por me një kosto më të madhe për qeverinë.
Planet e shpenzimeve të Truss – dhe premtimi për t’i financuar ato nga rritja e ardhshme ekonomike – shkaktuan një shitje të aktiveve britanike që përfundimisht shkatërruan postin e saj në krye të qeverisë dhe sollën Rishi Sunak si zëvendësuesin e saj. Hunt tha se po punonte ngushtë me qeveritë e Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut për të përcaktuar se si do të shpërndaheshin zonat e investimeve në ato vende.