Duam të sigurohemi që komuniteti shqiptar këtu jo vetëm të ndihet i sigurt por edhe i nderuar këtu. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në takimin me kryeministrin britanik Rishi Sunak në Londër.
Në vizitën e parë në 10 Downing Street, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se sikurse britanikët nuk janë të gjithë James Bond apo Mr. Bean ashtu edhe shqiptarët nuk janë personazhe që dalin nga “Taken”. Sipas tij Dua Lipa nuk është thjesht një këngëtare britanike, por emigrante shqiptare si të tjerë që kanë ardhur këtu të këndojnë, të gatuajnë dhe të kujdesen për ju.
“Të bëjmë të pamundur për të goditur rrjetet kriminale dhe të shmangim që njerëz të pafajshëm të bien në grepin e tyre. Ashtu si të gjithë britanikët nuk janë James Bond o Mr. Bean, shqiptarët nuk janë personazhe që dalin nga “Taken”. Ashtu si djali vjen më nje varkë, nuk është thjesht një shqiptare, por një tablo e gjerë.
Dua Lipa nuk është thjesht një këngëtare britanike, por emigrante shqiptare si të tjerë që kanë ardhur këtu të këndojnë, të ndërtojnë, të gatuajnë dhe të kujdesen për ju”.
Nga ana e tij kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak foli për luftën ndaj emigracionit të paligjshëm dhe kthimin e të burgosurve.
“Vitin e kaluar kemi nënshkruar një komunikatë për të luftuar emigracionin e paligjshëm dhe jam i kënaqur me progresin e bërë në këtë drejtim dhe ç’mund të bëjmë më shumë për të kthyer të burgosurit. Po kështu për bashkëpunimin ekoomik dhe forcimin e sigurisë”, u shpreh Sunak.
Kryeministri Rama ftoi Sunak në Shqipëri dhe tha se “asnjë kryeministër britanik nuk e ka vizituar Shqipërinë që nga Churchill”.