Pionieri dhe filantropi i njohur i Silicon Valley, Gordon Moore, ka vdekur në moshën 94-vjeçare në Hawaii.
Moore është një nga bashkëthemeluesit dhe pronarët e Korporatës Intel.
Ai bëri parashikimin e famshëm se fuqitë e përpunimit të kompjuterit do të dyfishoheshin çdo vit, në atë që më vonë u njoh si Ligji i Moore.
Ai “ligj” u bë themeli për industrinë e procesorëve kompjuterikë dhe ndikoi në revolucionin e kompjuterëve.
Dy dekada përpara se të fillonte revolucioni kompjuterik, Moore shkroi në një letër se qarqet e integruara do të çonin “në mrekulli të tilla si kompjuterët në shtëpi – ose të paktën terminalet e lidhur me një kompjuter qendror portativ personal”.
Ai në artikullin e publikuar në vitin 1965, tha se falë përmirësimeve teknologjike numri i transistorëve në mikroçipe ishte dyfishuar afërsisht çdo vit që kur qarqet e integruara u shpikën disa vjet më parë.
Parashikimi i tij se kjo do të vazhdonte u bë i njohur si Ligji i Moores dhe ndihmoi që prodhuesit e çipave të synonin kërkimet e tyre për ta bërë këtë realitet.
Moore ia kushtoi jetën e tij të mëvonshme filantropisë, pasi filloi një fondacion me gruan e tij Betty që u fokusua kryesisht në mbrojtjen e mjedisit, i njohur si Fondacioni Gordon dhe Betty Moore.
Në vitin 2002, Moore mori nga Presidenti George W Bush, Medaljen e Lirisë, nderimi më i lartë civil në SHBA. Ai la pas një pasuri prej 7.46 miliardë dollarë.