Botërori i MotoGP ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme. Marc Marquez gaboi në kthesë duke goditur në kurriz dhe këmbë portugezin Miguel Oliveira, të cilit iu desh barrela për t’u larguar nga pista.
Fatmirësisht, Oliveira nuk pati dëmtime të rënda, ndërsa spanjolli Marquez, i cili menjëherë kërkoi falje për aksidentin që shkaktoi, ka pësuar thyerje të kyçit. Në garën e radhës, në Argjentinë, Marquez nuk do të jetë i pranishëm për shkak të këtij dëmtimi.
Pas garës, Miguel Oliveira, për të cilin pati dyshime se mund të ishte dëmtuar rëndë, tha:
“Më dhemb këmba e djathtë, por fatmirësisht nuk kam thyer gjë. E pashë në përsëritje atë që ndodhi, ishte aksident i çuditshëm, Marquez i kaloi kufijtë. Shmangu Martinin, por isha unë përpara”.