Dy persona janë plagosur në Prishtinë mbrëmjen e së hënës si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 20:20, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Qamil Hoxha në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.
Tutje ka theksuar se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.
Ndërsa shtoi janë në kërkim të personave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar nga ana e policisë.
“Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, njëri nga ta dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar nga ana e policisë”, ka njoftuar tutje Ahmeti./Telegrafi/