Një hipermakinë super luksoze nuk mungon kurrë në koleksionin e makinave të garazhit të CR7 në mbarë botën.
Ai luan në Arabi, por shkon për darkë me Georgina Rodriguez në Madrid me një Bugatti 8 milionë euro. Çfarë ka që nuk shkon, mund të mendojë ai…
Cristiano Ronaldo, Georgina dhe një makinë tetë milionë euro. Një darkë në Madrid me partneren e tij Georgina Rodríguez i lejoi Cristiano Ronaldos të ekspozonte një tjetër nga “makinat” që ka në garazh: një Bugatti Centodieci. Kjo pasi një punonjës i portugezit përplasi një tjetër Bugatti në qershor 2022. Por ai vlente “vetëm” 2 milionë euro…
Bëhet fjalë për një makinë që kushton rreth tetë milionë euro. Xhevahiri i ri i motorizuar i paraqitur në Madrid nga CR7 ka një fuqi të lartë (1600 HP). Bugatti i tij arrin 100 km/h në vetëm 2.4 sekonda, 200 në 6.1 sekonda. E duhen pak më shumë se 13 sekonda për të arritur 300 km/h sekonda.
Ronaldo ka përdorur shpesh, duke nxjerrë “në heshtje” nga koleksioni i tij i madh i makinave, një Bugatti Centodieci. E gjithnjë kur udhëtonte në Portugali ose Spanjë.