Gazeta britanike ‘The Indipendent’ duke iu referuar statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, publikoi statistikat e azil kërkimit të shqiptarëve në Angli në 2022, nga ku numrin më të madh e përbëjnë të mbërriturit me gomone.
Shqipëria ishte kombësia më e zakonshme që aplikonte për azil në Britaninë e Madhe në vitin 2022, me 14,223 aplikime, 9,573 prej të cilave vinin nga personat që kaluan Kanalin Anglez.
Nga 45,755 mbërritjet me varka të vogla në vitin 2022, në 43,794 raste u regjistruan kombësitë dhe nga ky total, 28 për qind ishin shtetas shqiptarë.
83% përqind të aplikantëve shqiptarë në vitin 2022, ishin burra dhe mbërritjet në Britani arritën kulmin gjatë periudhës korrik-shtator të po të njëjtit vit.
Në vitin 2021, shqiptarët përbënin vetëm 3 për qind të mbërritjeve me varka të vogla, kombësia e të cilëve u regjistrua, ndërsa shtetasit afganë përbënin 5 për qind, iranianët 30 për qind dhe irakenët 22 për qind.