Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, ka vazhduar me formën e lartë edhe me klubin e tij Fenerbahçe.
Shtatlarti realizoi gol për Fenerin në fitoren 1 – 2 ndaj Denizlisporit të dielën në xhiron e tetë të Superligës në Turqi.
Ai realizoi golin e dytë për mysafirët në minutën e 62-të, pas asistimit nga Emre Belozoglu.
Ky ishte goli i tij i katërt këtë edicion.