24 vite nga zhdukja e Remzi Hoxhës, familja e zhgënjyer me qeverinë shqiptare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot mbushen 24 vite nga zhdukja e veprimtarit Remzi Hoxha.

Për këtë sot në Tiranë do mbahet konferencë për media ku familja do të shprehë zhgënjimin për neglizhencën e institucioneve të Shqipërisë në zbardhjen e fatit të Hoxhës.

Po ashtu, do njoftohet për dokumentarët që kanë nisur rreth figurës së Remzi Hoxhës dhe misterit të zhdukjes së tij.

Ndryshe Remzi Hoxha ishte një veprimtar me origjinë nga Kaçaniku, i lindur në Shkup, në 21 dhjetor 1955.

Ishte anëtar i Kryesisë së Frontit për Rezistencë dhe Bashkim Kombtar dhe Kryetar i Shoqatës për Ekonomi të Vogël dhe Zejtari (SPEVZ). U zhduk në Shqipëri më 21 tetor 1995 dhe fati i tij nuk dihet ende.

Share This Article