Një YouTuber 21-vjeçar u qëllua me armë zjarri në bark dhe luftoi për jetën në spital, teksa po mundohej të filmonte një rreng me një të huaj, brenda një qendre tregtare në Virxhinia.
Tanner Cook po filmonte një video në qendrën tregtare “Dulles Town Center” kur papritmas një sherr shpërtheu me 31 vjeçarin Alan Colie.
Është ende e paqarta se çfarë shakaje donte të realizonte i riu, por dihet se ajo përfundoi keq duke e dërguar atë në terapi intensive për disa javë pasi plumbi i shpoi stomakun dhe mëlçinë.
Colie u akuzua për plagosje të rëndë, armëmbajtje dhe shkaktimin e panikut publik pasi qëlloi me armë zjarri brenda një ndërtese.
Nga shtrati i tij në spital, Cook tha për mediat, pasi iu nënshtrua operacionit, se kishte dashur të bënte një rreng miqësor me Colie.
“Po bëja një shaka, por ky djalë nuk e mori shumë mirë”, tha Cook, i cili shtoi se incidenti nuk do ta pengojë atë të vazhdojë të bëjë video.