Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar përfundimisht listën e kandidatëve që do të garojnë për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
Përveç kandidaturave të diskutuara prej javësh, në këtë betejë elektorale për drejtimin e kryeqytetit është bashkuar dhe Marko Dajti nga “Frontin e Majtë”, duke e çuar në 6 listën e emrave nga ku qytetarët do të zgjedhin të preferuarin e tyre.
Emrat e tjerë për kryebashkiakë janë Erjon Veliaj i PS-së që kërkon një mandat të tretë, Belind Këlliçi i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Roland Bejko i PD-së zyrtare, Lajlja Përnaska nga PDIU-në dhe Arlind Qori i lëvizjes “Bashkë”.