Një re e madhe tymi me kimikate të rrezikshme po zhvendoset në drejtim të qendrës së qytetit të Hamburgut, duke shkaktuar panik te banorët.
Policia ka këshilluar njerëzit që të mbyllin dritaret, pasi një zjarr i madh përfshiu disa magazina mëngjesin e së dielës në lagjen Rothenburgsort. Fillimisht, më shumë se 100 persona u evakuuan pranë zonës ku era zjarri, raportoi agjencia gjermane e lajmeve, DPA. Kompania hekurudhore “Deutsche Bahn” u detyrua të pezullonte përkohësisht lëvizjen e trenave në distanca të largëta nga Hamburgu në drejtim të Berlinit dhe qyteteve të tjera.
Në anën tjetër, qytetarët kanë marrë një mesazh në celularët e tyre, ku këshillohen të mbajnë të mbyllura dritaret dhe të fikin ventilimin dhe ajrin e kondicionuar.
Televizioni NDR raportoi se zjarri përfshiu kontejnerë me sulfur hidrogjeni dhe një substancë toksike. Fatmirësisht, deri tani nuk ka raportime për persona të lënduar.