E ftuara e radhës në podcastin e kryeministrit Edi Rama është gazetarja britanike Alice Taylor e cila jeton prej vitesh në Shqipëri. Kreu i qeverisë ka publikuar një sekuencë nga episodi që do të jepet të shtunën, ku mes të tjerash gazetarja, e cila ka qenë një kritike e qeverisë, shprehet se pse e pranoi ftesën e tij.
Taylor thotë për podkastin “FLASIM” se pranoi që të jepte intervistë për kryeministrin pasi ka dashur që të përballet me disa gjëra kritike që ajo kishte shkruar ndaj tij. Mes të tjerash, gazetarja britanike u shpreh tjera se i pëlqen shumë Shqipëria dhe se mendon që të plaket këtu.