Qindra shtetas gjermanë kanë ngritur padi civile kundër prodhuesve të vaksinave kundër Covid-19 në të gjithë vendin.
Avokatët thonë se klientët e tyre ankohen se janë dëmtuar nga vaksinimi kundër koronës.
185 paditë civile drejtohen kundër të katër prodhuesve kryesorë të vaksinave kundër koronës: BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.
Gjyqi i parë duhet të nisë më 28 prill në Gjykatën Rajonale të Frankfurtit. I pandehuri është prodhuesi i vaksinave me bazë në Mainz, BioNTech.
Paditësja është një grua që pretendon se ka pësuar dëmtime në zemër si pasojë e vaksinimit kundër Covid 19. Kjo grua punon vetë në një profesion mjekësor.
Sipas avokatëve dhe mjekëve lidhja midis vaksinimit dhe dëmeve do të vendoset përfundimisht nga ekspertët. Në parim, të njëjtat rregulla përgjegjësie zbatohen për vaksinat Covid-19 si për barnat e tjera.
Prodhuesi mund të deklarohet përgjegjës nëse ka një gabim prodhimi. Ndërkohë që nëse ilaçi është administruar gabimisht, personi që vaksinon është përgjegjës.