Edi Rama ka zbritur në Durrës për të kërkuar votën për ‘kukullën’ e tij, kryebashkiaken Emiriana Sako në qytetin bregdetar, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Por Rama dhe Sako nuk skuqen fare nga turpi, kur shikojnë se si e kanë lënë Durrësin e shkatërruar nga tërmeti. Ata para që janë shpërndarë, dhe ndërtime që janë rikonstruktuar janë bërë vetëm për miqtë dhe militantët socialistë.
Një prej rasteve që nuk është bërë asgjë, është edhe rasti i apartamenteve ‘Arvi’ në pikën më të bukur të Durrësit, që nuk janë preku fare nga shteti. Ata janë harruar dhe lënë pa u rikonstruktuar, duke u kthyer në rrezik për banorët që jetojnë aty.
Ndërsa populli i thjeshtë, nuk e ka ndjerë fare dorën e ndihmës së shtetit. Por kaq i bën Ramës dhe Sakos, që dalin e lypin prap vota për të qëndruar në pushtet, për të shkatërruar më tij qytetin e bukur të Durrësit.