• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, June 9, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Populli pasardhës i Ilirëve, njësoj si shqiptarët! (video)

Populli pasardhës i Ilirëve, njësoj si shqiptarët! (video)

by albnews
26 April, 2023
in Albania, Kosova
0
89
VIEWS

nga Fahri Xharra

Ata që njohin gjuhën e mistereve të qiellit e të tokës. Këta janë Hundëzakët, banorë të një lugine majë malesh, 2500 mt. mbi nivelin e detit, aty ku piqen Afganistani, Pakistani, Taxhikistani dhe Kina.

Ata flasin Sanskritisht, sot e mijra vjet, e kjo gjuhë në fakt nuk është gjë tjetër përveçse gjuha antike pellazgo-iliro-shqiptare. -këta djem të vegjël që duken si djemt e fshatrave tona të thella malore, janë banorë të Hundëzës, dhe trashëgimtarë të padiskutueshëm të Lekës së Madh- (supozohet se jane mbetje te ushtrise se Aleksandrit te madh)

Për Hundëzakët nuk ka mëshirë! Të gjithë i kanë bezdi, për pastërtin dhe bukurin e rracës, për dinjitetin e tyre, si dhe për veçorinë e gjuhës që askush nuk ua kupton. Ajo gjuhë njeh dhe fsheh mistere të mëdha, tokësore e qiellore. Por bota ziliqare, malinje, mendon se ata duhet të zhduken! Para disa muajsh, atje, ne ato male u gjend një makineri shume e çuditshme, e fshehur ne nje shpelle, sigurisht nga banoret e zones, nga hundëzakët.

Kjo ishte makina fluturuese, ajo që indianët e vjetër e konsideronin si kopja teknologjike e asaj qe realizon vet njeriu i plotesuar, njeriu qe fluturon vetem me fuqine e trupit te tij. Amerikanet, dmth, ushtaret qe pastronin ato male nga talebanet, u futen ne shpelle dhe gjeten kete relike, si dhe nje dokument qe pasqyronte teknologjine dhe formulen e ketij lloj fluturimi, si per makinen si per vete njeriun perfekt. Por ky dokument eshte i shkruar ne nje gjuhe qe askush nuk e njeh, perveç ketyre njerezve te mire e te veçante.
Ne shqiptarët dasmës sonë ia vëmë vellon e harresës!

Aty ku piqen Afganistani, Pakistani, Taxhikistani dhe Kina, aty është Hundëza. Hundëzaështë mbi 2500 m mbi nivelin e detit dhe rrethohet me male 7 mijë metërshe të larta. Po në këtë lartësi mbi detare e krejtësisht malore prodhohen perimet, pemët dhe drithërat endryshëm, aty prodhohen prej patateve, fasules, grurit, elbit, shalqirit, rrushit, qershisë, mollës, dardhës, pjeshkës dhe kajsisë.

Banorët janë arë-bërës(bujq) të mrekullueshëm dhe e kanë krijuar sistemin e vet të vaditjes dhe kullimit, kanalet kulluese që quhen KULLSE.(shqip kulluese) Mali i lartë i mbuluar me akullnaja quhet RAKAPOSHI (shqip -ra kahposhtë) e furnizon luginën me ujë të pijshëm. Qafirstani shihet si parajsë në tokë në Pakistanin Verilindor, me liqene të bukur, ujëvare mahnitise, pyje të paprekura të gjelbra, borë të përhershme dhe diell të butë. Por nuk është vetëm vendi që të magjepsë.

Por kush janë qafirët? Hundëzakët jetojnë rreth 100- 140 vjet. Banorët që jetojnë në harmoni të plotë dhe kanë shëndet të mirë pa sëmundje të kohës janë të njohur në botë se rrojnë gjatë. Një djali të lindur nëna i jep gjinj deri në tre vjet, kurse vajzës vetëm dy.

Në Hundëzë nuk ka ndarje të çifteve të martuara. E quajnë veten hundëzakë, sepse lugina mes malesh ku jetojnë e ka formën e hundës. Gjuha e folur prej tyre është BURRUSHASKI ( shqip-burrërrisht), gjuhë e cila nuk shkruhet. Burrat veshin SHALVARE ( shqip:shal-vare), ndërsa gratë bluzën e tyre e quajnë KAMISHA. Vallet e tyre shoqërohen nga tupanët, fyejt apo pipëzat dhe valltarët kërcejnë të kapur dorë për dore në rreth.

Në raste festash burrat veshin pelerinë leshi të quajtur çuka. Në tetor është festa e verës (pijeve alkoolike). Gratë nuk janë të mbuluara me perçe e as shamija. Festa më e rëndësishme është ajo e Vitit të Ri Diellor. Ky festim quhet NA UROSH (shqip). Në një ditë të vetme të dhjetorit kryhen të gjitha martesat e vitit. Hundëzakët e tregojnë brez pas brezi historinë e tyre se si kanë mbetur aty që nga shekulli III p. e. s. dhe se e kanë prejardhjen që nga koha e Aleksandrit të Madh.

Aristidh Kola, historian arvanitas në librin e tij “Arvanitasit” shkruan:Ale ksandri imadh, ilir nga nëna e tij e kishte rritur ushtrinë e tij me ushtarë të zgjedhur ilirë. Por pas vrasjes së Klitit nga ana e Lekës së Madh, atë periudhë e veçojmë se rreth 6 mijë ushtarë ilirë u ndanë nga ky i fundit dhe veçuan duke u pozicionuar të veçuar në Braktane deri sa u përqendruan në Qafirstanin e sotëm. Hundëza, me qenë se pjesa gjeografike ku ata jetojnë e ka formën e Hundës.

Pra, fjalën e kemi për një mori ilirësh (e sot rreth 50 mijë sish) që kanë mbetur aty që nga koha e Lekës së Madh, nga koha e pushtimit të Mbretërisë së Persisë të Dariusit. Vendi i hundëzakëve u quajt Qafirstan për shkak se nuk e pranuan islamizimin. (Qafirstan –vendi jobesimtarëve). Hundëzakët jetuan me mijëra vjet si paganë deri në fillim të shekullit XIX, deri sa Emiri Abdur Rrahman Khan i konvertoi qafirët në islam. (1895-1896).

Pas pushtimit të Emirit të Kabulit vendi u quajt Nuristan (Vend i Dritës) . Qafirstani ishte pushtuar shpesh edhe para Emirit dhe sigurisht që identiteti i tyre u degradua, ”priftat “ e tyre u vranë, qendrat fetare ishin djegur, të rinjtë ishin marrë me zor për ushtri, kurse vajzat për haremet e khanëve.

Çka është e rëndësishme që hundëzakët edhe sot e kësaj dite e pinë verën e përzier me ujë, si të parët tanë ilirët. Janë popull trup gjatë, me lëkurë të bardhë dhe mollëza të kuqe, shumica e tyre me sy të kaltër, të gjelbër dhe hiri, flokët e verdhë deri në ngjyrëkafe, gjë që i dallon nga afganët, taxhikët apo pakistanezët. Shumë prej tyre edhe leshkuq.

Femra e Qafirstanit, “femra kalashe e Hundëzës me bukurinë e saj e bën që mashkullin jo vetëm kalash të humbë edhe fenë e tij.”

“Kur një grua kalashe pi ujë i shihet uji duke gjarpëruar teposhtë fytit e saj të gjatë e të bukur”, Këto janë pershkrime të zakonshme që i bëhen bukurisë dhe butësisë së femrës Qafire. Ato besohet të jenë më të bardha se e bardha. ”Nga lëkura e saj shihen edhe venat nëpër trupin e saj të bardhë “. Kurse lartë në male jeton fisi karakteristik i Kalashëve. Kalashët janë animistët e fundit të Azisë Qendrore. Si grup i vogël prej 5 mijë vetash e kanë një histori më ndryshe nga hundëzakët tjerë.

Me kalimin e shekujve Qafirstani u nda në dy zona- ajo e qafirëve të zinj e që sot janë kalashët dhe qafirët e kuq, pasardhësit e tyre sot jetojnë në Nuristan e që iu nënshtruan xhihadit të Emirit të Kabulit. “Qafiret e zinj” jetojnë edhe sot me besimin e tyre Animist, me të cilin besohet se edhe druri ka shpirt. Me mijëra vjet kalashët e kanë ruajtur dhe mbijetuar kulturën e tyre unike, identitetin social dhe gjuhësor, por shekulli i ri i ka përballur me dy përballje të reja të fondamentalizmit fetar dhe ndryshimeve klimatike.

Studimi i Hundëzës dhe hundëzakëve ka rëndësi të madhe për kulturën shqiptare , sepse kanë jetuar me mijëra vjet të veçuar nga rrethi dhe ashtu janë ruajtur tiparet popullore,gjuhësore dhe zakonore ilire-shqiptare. Ku jemi? Mediet pakistaneze filluan së pari të shkrujnë për këtë grup njerëzish gjatë viteve të 70-ta kur Qafirstani u ballafaqua me uri. Duke i falënderuar kryeministrit Zylfiqar Ali Bhutto (i cili ishte me origjinë nga hundëzakët), u shpall tragjedia dhe paganët shpëtuan, ndërsa Ali Bhutto ishte hero i tyre. Por, me ardhjen e deobandëve në fuqi dhe viti 1979 (Presidenti Zia Ul Hak) e shënoi fillimin e fundit të qafirëve (hundëzakëve). Kush janë deobandët?

Një version Wahabi i islamit, të cilët mëndojnë se vetëm ata dhe wahabitë duhet të ekzistojnë, sektet tjera fetare islame duhen të zhduken. Gjenerali Zija Ul Hak (edhe vetë pjesëtar i sektit Deobant) shkoi aq larg sa me anën e tablirrëve (tablirrët, rrjedhë e deobantëve) e islamizoi çdo skutë të Pakistanit. Si rrezultat i kësaj tablirret (talebanët) me forcë u futën në Qafirstan duke marrë mbi 70% të territorit dhe duke shkatërruar çdo gjë autoktone hundëzake dhe duke iu imponuar Islamin në mënyrat më të vrazhda. Rrëmbimi i femrave hundëzake –kalashe dhe martesat me dhunë për t’i konvertuar në islam ishin dhe janë një prej metodave të përdorura edhe sot e kësaj dite.

Femrave të rrëmbyera dhe të martuara me dhunë nuk iu lejohej të shihnin të afërmit e tyre përderisa edhe ata nuk e merrnin islamin si fe të tyre. Por, nuk është as fsheftësi kur femrat edhe janë shitur me mënyrën “se kush paguan më shumë”. Hundëzakëve nuk iu lejohet bartja e armëve. Varfëria e qafirirëve është po ashtu faktor tjetër i madh për përqafimin e tablirri-Islamit. Qeveria nuk jep kredite pë qafirët, kurse policia dhe drejtësia shtetërore e Pakistanit nuk kundërvehet kurrë kur sulmohet prona e hundëzakëve.

Tablirret luajnë edhe me një letër tjetër duke iu dhënë hundëzakëve para me fajde (që është kundër parimeve), dhe kur ata nuk mund t’i kthejnë më ato s’u mbetet gjë tjetër ose të islamohen ose të humbasin pronën. Uji i ujësjellësit dhe rryma elektrike është vetëm për myslimanët, kurse kalashët janë të privuar nga ato të mira. Dimri i Qafistanit është Siberik, e kushtet e jetës janë të papërshkruarshme. Xhamitë dhe mejtepet janë të ngrohta dhe me ujë nga ujësjellësi, kurse shtëpitë e kalashëve të mërdhijnë e bora duhet shkrirëpër t’u pirë.

Gjatë dimrit kalashët flenë dhe jetojnë së bashku me shtazët e pakta shtëpiake që i kanë. S’ka spitale e as dispanceri. Zërat me zmadhuese nga mejtepet ditë e natë lexojnë vargje kuranike, kurse shumë kalashë vdesin sepse iu mungon kujdesi edhe më elementar shëndetsor, bile së fundi edhe gjatë lindjës së grave. Duke iu falënderuar tablirrëve kultura autoktone kalashe thuaja se nuk ekziston më. Në vitët e 80-ta flitej se gjerë në fund të shekullit XX do të vijë deri te shuarja e kalashëve, por ja që janë ende gjallë nja 2 deri 3 mijë syresh.

Qeveria e Pakistanit e kaformuar “Fondacionin Kalash për shpëtimin dhe propagimin e kulturës Qafire. Por faktet flasin ndryshe. Vizitorët e Luginës së kalshëve duhet të paguajnë mirë për t’i parë ato vende e ata njerëz. Bileta që i jepet vizitorit quhet me nën çmim “biletë e kopshtit zoologjik”.

Duke iu falënderuar këtij fondacioni kalashet janë shndërruar në artifakte antropologjike. Për të qenë ironia më e madhe, shoqatat për mbrojtjen e kafshëve vajtojnë për zhdukjen e ndonjë lloji, kurse askush nuk e ngrit zërin në mbrojtje të tyre, e tablirrët e vazhdojnë shlyerjen e paganëve të fundit evropianë.

Është interesant që fqinjët tanë kanë guxim që të pathirrur “të kërcejnë në dasmën tonë. . .” Grekët me vite të tëra dërgojnë mësues, hapin shkolla greke dhe e bindin botën për prejardhjen e hundëzakëve si grekë, kurse sllavo-maqedonasit që nga viti 1996 dërgojnë linguistë sllavë në vendin e kalashëve për të gjetur vazhdimësi gjuhësore në mes gjuhës sllavo-maqedone dhe asaj burrerrishte.

Kurse ironia edhe më e madhe është ajo e vitit 2008 kur kryeministri i Maqedonise se veriut, Gruevski thirri në vizitë Princin hundëzak Gacanfer Ali Khanin dhe princeshën Roni Atika, si pasardhës të Lekës së Madh e kjo vetëm për të treguar vazhdueshmërinë sllavo –maqedonase me hundëzakët(!)- kurse ne shqiptarët “dasmës sonë ia vëmë vellon e harresës dhe të mospërfilljes “.

Previous Post

Flamuri serb do të hiqet nga ndërtesat e komunave në veri

Next Post

Vuçiqi kërcënon Kosovën: Ne vendosim kur përfundon okupimi, s’merr fund mirë për okupatorin

albnews

albnews

Related Posts

Këto do të jenë sanksionet e para që BE do t’i heqë Kosovës
Kosova

Këto do të jenë sanksionet e para që BE do t’i heqë Kosovës

8 June, 2025
Heqja e simboleve të UÇK-së nga ‘Arena Kombëtare’, reagon OVL: Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, na dhemb zemra oj nanë Shqipni
Albania

Heqja e simboleve të UÇK-së nga ‘Arena Kombëtare’, reagon OVL: Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, na dhemb zemra oj nanë Shqipni

8 June, 2025
Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja
Albania

Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja

8 June, 2025
Next Post
Vuçiqi kërcënon Kosovën: Ne vendosim kur përfundon okupimi, s’merr fund mirë për okupatorin

Vuçiqi kërcënon Kosovën: Ne vendosim kur përfundon okupimi, s’merr fund mirë për okupatorin

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Nuk ka pushim! Kuqezinjtë rikthehen në fushë, Gjimshiti mungon për Letoninë

Nuk ka pushim! Kuqezinjtë rikthehen në fushë, Gjimshiti mungon për Letoninë

8 June, 2025
Këto do të jenë sanksionet e para që BE do t’i heqë Kosovës

Këto do të jenë sanksionet e para që BE do t’i heqë Kosovës

8 June, 2025
Heqja e simboleve të UÇK-së nga ‘Arena Kombëtare’, reagon OVL: Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, na dhemb zemra oj nanë Shqipni

Heqja e simboleve të UÇK-së nga ‘Arena Kombëtare’, reagon OVL: Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, na dhemb zemra oj nanë Shqipni

8 June, 2025
Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja

Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja

8 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4839 shares
    Share 1936 Tweet 1210
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1897 shares
    Share 759 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM