ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pesëdhjetë e katër persona të plagosur në shpërthimin në xhami në shkollën e mesme të Xhakartës 14 minutes ago
Analizë| Misteri rus në Detin e Kuq, pse Moska po ndihmon Houthi-t kundër Perëndimit (dhe kundër Italisë) 17 minutes ago
Dalin email-et e Angelina Jolie për betejën ligjore me Brad Pitt: Po më sëmur 19 minutes ago
Arrestohet një person që u lirua gabimisht nga burgu i Wandsworth, i cili u arrestua për shkak të një abuzimi seksual  29 minutes ago
Arrestimi i këngëtares së njohur shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës 38 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

McAllister: Macron është përgjegjës për shtyrjen e negociatave me Shqipërinë

albnews by albnews
23 October, 2019
in Albania
0
McAllister: Macron është përgjegjës për shtyrjen e negociatave me Shqipërinë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister ka thënë sot se Evropa nuk mund ta forcojë pozicionin e saj në arenën ndërkombëtare nëse një shtet anëtar është në gjendje të bllokojë çdo vendim të politikës së jashtme.

Këto komente McAllister i ka bërë duke aluduar në Francën, gjegjësisht qëndrimet e presidentit francez Emanuel Macron, për të cilin ka thënë se është përgjegjës për shtyrjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, transmeton atsh.

RelatedPosts

Arrestimi i këngëtares së njohur shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Polici anglez nuhati erën e kanabisit, i zbuloi 500 rrënjë “jeshile” shqiptarit, dënohet me 1 vit burg

“Më thirri në zyrë dhe më fyeu”, Pacolli rrëfen prapaskenat: Balluku s’na konsideroi fare në takim

Ai është treguar kritik ndaj efektit përfundimtar të bisedimeve në samitin e Këshillit Evropian, duke e quajtur gabim historik.

“Ky nuk është vetëm një sinjal elokuent për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, por edhe për minimin e besueshmërisë së Bashkimit Evropian. Sa kushtojnë premtimet tona nëse veprojmë në këtë mënyrë. Maqedonia e Veriut tashmë ka bërë një rrugë të gjatë, madje i është dashur të ndryshojë emrin e vendit të saj. Për të qenë i sinqertë, nuk e kuptoj vendimin e Këshillit. Grupi politik, të cilit unë i përkas në PE, ka siguruar që të gjithë krerët e qeverive të Partisë Popullore Evropiane (PPE) në Këshill të qëndrojnë në anën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ne jemi shumë të zhgënjyer që disa qeveri ishin në gjendje të ndikojnë në vendimin përfundimtar të Këshillit për këtë çështje”, ka thënë ai.

Për të krijuar një politikë të fortë, të përbashkët, të jashtme dhe të sigurisë, McAllister ka thënë se nevojitet fleksibilitet dhe vendosmëri.

“Ne po flasim vetëm për fillimin e negociatave. Përfundimi i tyre do të zgjaste shumë vite, kështu që vetëm fillimi i bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nuk do të thotë se këto vende do të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian nesër. Së dyti, presidenti francez në argumentin e tij theksoi se ai ishte kundër bisedimeve të pranimit sepse ai besonte se BE së pari duhet të rishikojë procesin e zgjerimit. Jam dakord që ka gjëra që mund të bëjmë më mirë në këtë fushë. Në të njëjtën kohë, megjithatë, unë shpresoj që 27 liderët e BE-së do të jenë në gjendje të bien dakord për këtë çështje gjatë presidencës së ardhshme, kur samiti i Ballkanit Perëndimor është planifikuar për majin e vitit 2020. Ndoshta atëherë do të ketë një përparim në bisedime dhe do të negociohet një dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Shpresoj kështu”, ka shtuar ai.

Lidhur me vendimin, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian ka thënë se kjo ka të bëjë me qëndrimin e presidentit francez.

“Kjo ka të bëjë me qëndrimin e presidentit francez ndaj politikës së zgjerimit, të cilën nuk e ndaj. z. Macron, z. Rutte dhe të tjerët janë përgjegjës për këtë vendim dhe duhet të shpjegojnë pse e morën atë”, ka thënë ai.

Ai ka komentuar edhe mundësinë për trajtimin në mënyrë të veçuar të të dy vendeve, për çka është shprehur se edhe nëse këto shtete do të ndaheshin, presidenti francez Emanuel Macron do të kishte akoma rezerva për Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, zgjidhja më e mirë do të ishte një rrugë e ngjashme me rezolutën e miratuar nga Bundestagu gjerman.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pesëdhjetë e katër persona të plagosur në shpërthimin në xhami në shkollën e mesme të Xhakartës

Pesëdhjetë e katër persona të plagosur në shpërthimin në xhami në shkollën e mesme të Xhakartës

7 November, 2025
Analizë| Misteri rus në Detin e Kuq, pse Moska po ndihmon Houthi-t kundër Perëndimit (dhe kundër Italisë)

Analizë| Misteri rus në Detin e Kuq, pse Moska po ndihmon Houthi-t kundër Perëndimit (dhe kundër Italisë)

7 November, 2025
Dalin email-et e Angelina Jolie për betejën ligjore me Brad Pitt: Po më sëmur

Dalin email-et e Angelina Jolie për betejën ligjore me Brad Pitt: Po më sëmur

7 November, 2025
Arrestohet një person që u lirua gabimisht nga burgu i Wandsworth, i cili u arrestua për shkak të një abuzimi seksual 

Arrestohet një person që u lirua gabimisht nga burgu i Wandsworth, i cili u arrestua për shkak të një abuzimi seksual 

7 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result