BE: Presim lëvizjen e radhës të Londrës

albnews
By
1 Min Read

Komisioni Europian vë në dukje votimin e sotëm në Londër dhe “pret nga qeveria britanike informacion mbi hapat e ardhshëm” që synon të ndërmarrë, deklaroi zëdhënësja e Komisionit, Nina Andreeva.

“Presidenti i Këshillit Europian vazhdon konsultimet e tij me krerët europianë mbi kërkesën e zgjatjes së Brexit deri më 31 janar”, deklaroi ajo.

Mbetet ende i paqartë pozicioni i Londrës mbi shkëputjen përfundimtare, ndërsa presidenti i KE, Donald Tusk deklaroi se ‘’jemi të gatshëm për cfarëdo lloj vendimi të marrë Londra’’./ATSH/ 

Share This Article