Kryeministri Edi Rama në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS ka deklaruar se më 14 maj, Meta dhe Berisha do të ndëshkohen nga qytetarët.
Rama u shpreh se nuk po u bën presion votuesve, por theksoi se do të jetë i pamundur bashkëpunimi me ata kandidatë të opozitës që do të fitojnë zgjedhjet, duke marrë shembullin e bashkisë Shkodër.
“Ky nuk është presion, por një mënyrë për t’ia thënë njerëzve se do jetë i pamundur bashkëpunimi jo se nuk duan ne, por këta kandidatë nuk janë vënë aty për të zgjidhur hallet dhe problemet, por janë vënë për të krijuar oaze të luftës politike, për të ngritur barrikada me qeverinë qendrore dhe për t’i trajtuar bashkitë si pengje lufte. Ne do bëjmë tonën në cdo bashki”, tha Rama.
Pyetje: Nëse do votoni kandidatë të opozitës nuk do bashkëpunoni me këto bashki, a është presion ndaj votuesve?
Edi Rama: Unë kam folur për kukulla të një çifti ku kemi një non grata të shpallur nga SHBA, kemi thirrje të përsëritura të SHBA për të bërë shumë kujdes në këtë pikë, sepse zgjedhja është e shqiptarëve. Natyra e raporteve me Shqipërinë është e aleatëve tanë.
Në momentin kur një individ i shpallur non grata dhe jo një individ dokudo mban damkën e personit të padëshirueshëm. Kjo e bën të vështirë ndërveprimin.
Ky nuk është presion, por një mënyrë për t’ia thënë njerëzve se do jetë i pamundur bashkëpunimi jo se nuk duan ne, por këta kandidatë nuk janë vënë aty për të zgjidhur hallet dhe problemet, por janë vënë për të krijuar oaze të luftës politike, për të ngritur barrikada me qeverinë qendrore dhe për t’i trajtuar bashkitë si pengje lufte. Ne do bëjmë tonën në cdo bashki.
Në Shkodër e kemi pasur zero bashkëpunimin jo se nuk kemi dashur, por kandidatët e këtyre forcave i përkasin një familje të shthurur politike, e cila kurrë nuk ka pasur aftësinë të drejtojë në funksion të njerëzve.
Më thoni një rast që është kjo bashki, apo ajo ish komunë kur këta e kanë pasur dhe ka sjellë ndryshim?!
Shkodra është e vetmja bashki ku plehrat rrinë mbi kazanë ditë të tërë dhe nuk hiqen.
Është një situatë e jashtëzakonshme sepse zgjedhja është mes një forcë të madhe politike, që ka treguar vullnetin të bëjë më shumë!
Të heqim këtë apendiksit të Shqipërisë që sic i thonë në shqip zorra qorre.