‘Shkonin të famshmit me dy shishe salcë dhe tre pako makarona’, Olti Curri sulmon Arbër Hajdarin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Opinionisti Olti Curri, ka reaguar ashpër pas debatit të Arbrit dhe Zhaklinës me Kiarën.

Gjatë një videoje live, Olti tha se nuk e kupton se çfarë bën aty Arbri, një person i cili u bë i njohur me dy pako makarona.

Ndër të tjera, opinionisti shtoi se Arbri, në treg është futur si bamirës dhe këto personazhet e famshme i dërgonin pako me makarona e shishe me vaj, kurse tani është kundër tyre.

“Unë nuk e kuptoj sesi një njeri i cili ka hyrë në treg si bamirës…

Në fillim shkonin personazhet e famshëm me 2 shishe salcë dhe tre pako makarona tek të varfërit dhe u bë i famshëm Arbër Hajdari.

Unë nuk kam shkuar kurrë sepse varfëria nuk mundet me tre shishe vaj dhe dy pako makarona”, shprehet Olti ndër të tjera.

Më tej Curri akuzoi Hajdarin dhe për dhjetëra godina që iu dhanë nga qeveria për fondacionin e tij, për vetëm 1 euro.

Share This Article