Eurodeputetja Kokalari: Vendim zhgënjyes i Macronit, BE duhet të veprojë shumë shpejt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arba Kokalari, eurodeputete suedeze e PPE me origjinë shqiptare deklaroi në seancën plenare të Parlamentit Europian, ku po diskutohet hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut se, e sheh shumë zhgënjyes vendimin e Macron për shtyrjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Macron 2 vjet më pare na foli për idenë e tij për demokracinë europiane. Na tha që duhet ndjekur rruga e demokracië.  Isha dakord me të për këtë e shoh zhgënjyese vendimin e tij për mos hapjen e negociatave”, tha Kokalari.

Kjo, theksoi Kokalari, “vë në dyshim vetë mekanizmin e zgjerimit që ka qenë një politikë e duhur për sigurinë dhe stabilitetin”.

“Ne duhet t’i mbështesim këto vende. Nëse BE heziton, do jenë Arabia Saudite, Kina, Rusia që do të ndërhyjnë në rajon. BE duhet të veprojë shumë shpejt”, shtoi ajo./ATSH/

Share This Article