Televizioni shtetëror rus “Rusija 1” ka publikuar një video të ndërtesës shumëkatëshe të shkatërruar nga raketat ruse në Uman, duke tentuar ta prezantojë si granatim të ukrainasve në qytetin e pushtuar Donbas..
Televizioni “Nastoinastchee Vremia” ka publikuar një fragment të videos “Rusija 1”, duke bërë krahasimet me pamjet e shkatërrimeve në Uman, transmeton Telegrafi.
“Militantët ukrainas mbrëmë sërish granatuan territorin e Donbasit”, pretendojnë propagandistët rusë – duke treguar pamjet e shtëpive në Uman që u goditët nga raketat ruse.
Ministri ukrainas i Punëve të Brendshme, Ihor Klymenko, ka thënë se pushtuesit me raketa X-101 goditën shtëpitë në Uman.
Janë shkatërruar 27 vendbanime, në total janë djegur dhe shkatërruar mbi 33 vetura. Në anën tjetër është bërë e ditur se ka përfunduar aksioni për kërkimin dhe shpëtimin e personave të ngujuar nën rrënoja.
Në këtë sulm janë vrarë 23 persona, përfshirë gjashtë fëmijë, nëntë të plagosur dhe dy tjerë që po konsiderohen të zhdukur.