Juventus nuk përfiton nga humbja e Lazios, mbetet në vend të tretë

albnews
By
1 Min Read

Juventusi barazoi 1-1 në transfertë, ndaj Bolonjës, duke humbur një rast të artë për të rimarrë vendin e dytë në Serinë A, pas humbjes së Lazios ndaj Interit.

Orsolini gjeti rrugën e rrjetës për vendasit në minutën e 10, me 11-metërsh, ndërsa Milik gaboi një nga e njëjta distancë, në minutën e 31.

Gjithsesi, sulmuesi polak korrigjoi gabimin në pjesën e dytë, duke vendosur baraspeshën.

Me këtë barazim, Juventusi mban vendin e tretë me 60 pikë, një më pak se Lazio dhe 3 më shumë se Inter, Milan dhe Roma.  

Share This Article