Kreu i Pentagonit, Mark Esper, kritikoi sot, në takimin me homologët e tij të NATO-s në Bruksel, ofensivën ushtarake të Turqisë kundër Sirisë, por pa e dënuar atë.
“Turqia na vuri në një situatë të keqe me këtë ndërhyrje të pajustifikueshme, por ne nuk do të hapim luftë me një aleate të NATO-s, një aleate e mirë që prej pranimit të saj në vitin 1952”, u shpreh Esper.
Mark Esper e justifikoi tërheqjen e trupave ushtarake amerikane nga Siria duke thënë se vendimi i SHBA-së për të tërhequr më pak se 50 ushtarë u mor pas vendimit të Erdogan për të kapërcyer kufirin me Sirinë./ATSH/