Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypi, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi një takim me gazetarë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare që operojnë në Shqipëri.
Diplomatja Kim theksoi, gjatë takimit, se shtypi i lirë dhe i pavarur është thelbësor për demokracinë.
“Shpresoj se nuk do ta nënvlerësoni kurrë rëndësinë e asaj që po bëni. Shpresoj se do të vazhdoni të bëni atë që po bëni”, u tha gazetarëve ambasadorja Kim.
Pjesëmarrësit diskutuan sfidat me të cilat përballen, duke përfshirë mungesën e qasjes në informacion, pasigurinë në punë dhe mungesën e transparencës financiare nga institucionet publike dhe organizatat mediatike.