ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Statistikat Tirana-Teuta, bilanci i rivalitetit mes dy skuadrave të Superiores të një dekade 1 hour ago
VIDEO/ Shembet ballkoni dhe përfundon në trotuar, shihni si shpëton mrekullisht gruaja 1 hour ago
Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina 1 hour ago
Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës 1 hour ago
‘Një nga gjërat më të mëdha’ – Inovatorët e artit të Nigerisë në ekspozitë në Londër 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Vrau të riun nga Kukësi, ‘Kobra’ do të qëndrojë në burg

albnews by albnews
3 May, 2023
in Albania, Kosova
0
Vrau të riun nga Kukësi, ‘Kobra’ do të qëndrojë në burg
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Dibran Hoxhajt, i njohur si ‘Kobra’ dhe katër të pandehurve të tjerë, të dyshuar për vrasjen e të riut nga Kukësi, Visart Cengu.

Masa e paraburgimit për Kobrën dhe personat A. V., B. M., dhe J. B., do të zgjasë deri më datën 03.07.2023. Ndërsa të pandehurit R. S., masa e paraburgimit do t’i zgjasë deri me 06.07.2023.

RelatedPosts

Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës

Shqiptarët e burgosur në Belgjikë, pritet marrëveshje mbi transferimin e tyre në Shqipëri

Presidentja Osmani dekoron Infantinon me medalje nderi

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zyrtarja për informim e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

 ‘Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special në çështjen penale kundër të pandehurve D. H., A. V., B. M., J. B., dhe R. S., pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka vendosur për vazhdimin e masës së sigurisë’.

 ‘Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve D.H, A.V, B.M dhe J.B, ashtu që masa e paraburgimit i është vazhduar edhe për 2 (dy) muaj, e cila masë do të llogaritet prej datës 03.05.2023 deri më datën 03.07.2023, ndërsa për të pandehurin R.S, masa e paraburgimit do t’i llogaritet prej datës 06.05.2023 deri më datën 06.07.2023’, thuhet në përgjigjen e Gashit.

Sipas Prokurorisë, Dibran Hoxhaj po dyshohet për veprat penale ‘Vrasje e rëndë’, ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Manipulimi me prova’, ndërsa të dyshuarit e tjerë për veprat penale ‘Manipulim me prova’ dhe ‘Pjesëmarrja në rrahje’.

Në kërkesën e Prokurorisë thuhet se me datën 3 janar 2023, rreth orës 04:00, në afërsi të lokalit të tij ‘Kobra City’, që gjendet në rrugën magjistrale Prizren- Zhur, me armë zjarri, Dibran Hoxhaj me dashje e privon nga jeta viktimën V.C, duke vë në rrezik jetën e të dëmtuarit R.Sh, të cilin e plagos dhe duke vë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit A.B, që të tre shtetas të Republikës së Shqipërisë.

 ‘Për shkak të një mosmarrëveshje paraprake që kishin pas rreth pagimit të faturës në lokal, fillon përleshja në mes punëtorëve në lokalin ‘Kobra City’, me të dëmtuarit ku pas kacafytjeve dhe rrëmujës së krijuar në lokal, të dëmtuarit dalin nga lokali dhe pasi hipin në veturën ‘Mercedes’ FA 19-PFX, me targa angleze, për tu larguar në parkingun e lokalit, paraqitet i dyshuari Dibran Hoxhaj, i cili me armë zjarri shtënë në drejtim të veturës, me ç’rast e qëllon të dëmtuarin V.C, i cili kishte qenë i ulur në ulësen e pasme të veturës dhe R.Sh, i cili kishte qenë i ulur në ulësen e përparme, dhe si pasojë e këtyre të shtënave me armë zjarri V.C ndërron jetë rrugës për në Spitalin e Kukësit, derisa R.Sh nga plagët e marra nga Kukësi dërgohet në spitalin e Tiranës’, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Me këtë, Hoxhaj dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ nga neni 173, par.1, nënpar, 1.5 të Kodit Penal.

Sidoqoftë, dy ditë pas vrasjes së V.C, më 5 janar 2023, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) kishte publikuar analizën me titull ‘Dështimi i shtetit ndaj ‘Kobrës’. Edhe në analizën e IKD-së, të publikuar në shkurt të vitit 2022, ishte theksuar se Dibran Hoxhaj ka 16 aktgjykime dënuese të formës së prerë. Ky recidivist në medie proklamohej se ka kryer 198 vepra penale, derisa bënte të ditur se e gjithë kjo e kaluar e tij kriminale filloi me rastin e hapjes së lokalit të lartcekur.

Sipas IKD-së, në të gjitha këto raste, është paraparë mundësia e aplikimit të dënimeve më të ashpra ndaj tij, por se në asnjë prej tyre, i njëjti nuk është dënuar me burgim efektiv, as pasi i njëjti kishte përsëritur këto vepra penale dhe ishte recidivist. Për veprat penale për të cilat është dënuar Hoxhaj, dënueshmëria sipas ligjit ka shkuar deri në 10 vite burgim.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Statistikat Tirana-Teuta, bilanci i rivalitetit mes dy skuadrave të Superiores të një dekade

Statistikat Tirana-Teuta, bilanci i rivalitetit mes dy skuadrave të Superiores të një dekade

8 October, 2025
VIDEO/ Shembet ballkoni dhe përfundon në trotuar, shihni si shpëton mrekullisht gruaja

VIDEO/ Shembet ballkoni dhe përfundon në trotuar, shihni si shpëton mrekullisht gruaja

8 October, 2025
Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina

Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina

8 October, 2025
Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës

Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës

8 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result