Zyrtari kryesor shkencor i Microsoft-it iu është drejtuar një letre të hapur të nënshkruar nga miliarderi Elon Musk dhe mijëra të tjerë duke bërë thirrje për një pauzë në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale.
Eric Horvitz tha se ndonëse respekton njerëzit që nënshkruan letrën dhe e kuptoi se njerëzit mund të kishin shqetësime për Inteligjencën Artificiale , ai beson se një “përshpejtim” e jo një pauzë – është në të vërtetë i nevojshëm.
“Unë me të vërtetë i respektoj [ata që nënshkruan letrën]”, tha ai. “Dhe mendoj se është e arsyeshme që njerëzit janë të shqetësuar… Për mua, do të preferoja të shihja më shumë njohuri, madje edhe një përshpejtim të kërkimit dhe zhvillimit, sesa një pauzë për gjashtë muaj, gjë që nuk jam i sigurt nëse do të ishte e mundshme. Është një kërkesë shumë e keq-përcaktuar në disa mënyra”.
“Në një kuptim më të gjerë, gjashtë muaj nuk janë shumë për një pauzë. Ne duhet të investojmë më shumë në kuptimin dhe drejtimin dhe madje edhe rregullimin e kësaj teknologjie”.
Microsoft ka investuar miliarda dollarë në një partneritet me OpenAI, kompania që qëndron pas senzacionit ChatGPT.